Biznes

Biznesi i vërtetë i të qenit një influencer në rrjetet sociale

Është e sigurt se kur ndërhyjnë tatimorët diku, po krijohet një trend. Këtë javë Kina kaloi ligjin për evazionet që bëjnë influencerat e mediave sociale, që paguhen nga fira të ndryshme për reklamim në rrjete sociale në grupe të mëdha followersash. Një ndër influencerat më të mëdha atje, Viya është  gjobitur me 210 mln dollarë për modeklarim të ardhurash. Ky lloj marketimi, përbën 12% të shitjeve online në Kinë. Për të gjithë firmat është e rëndësishme të kuptohet se,  influencimi është më shumë se sa një hobi.

Përdorimi i hapësirës personale dikur kishte të bënte me shfrytëzimin e fuqisë së të famshmëve. Elizabeth Taylor promovoi shampon e Colgate-Palmolive në vitet 1950 dhe marrëveshja e Michael Jordan në 1984 me Nike revolucionarizoi basketbollin dhe markën. Influencerat e bëjnë me logjikë: shitja e gjërave ndihmon për t'i bërë ato më të famshëm. Nëpërmjet videove kuruara e të prera dhe fotove të filtruara, ata ofrojnë rekomandime për konsumatorët, të përziera me pamje në jetën e tyre të përditshme që i japin falsitetit të tyre një hije origjinaliteti. Ndonjëherë ata zbulojnë se si paguhen. Shpesh ata nuk e bëjnë.

Shpenzimet totale për influencerat mund të arrijnë 16 mld dollarë këtë vit. Ata zënë edhe vendet e para kudo nëpër show. Fuqia e tyre sa vjen dhe shtohet. Rrjetet e tyre shtrihen përtej audiencës së interesuar Ata janë të shpejtë dhe për t’u përfshirë në platformat e reja si Tik Tok dhe algoritmit në ndryshim të instagramit. Por idnustria është nëj perëndim i egër, i mbushur me mashtrime dhe manipulime.

Pavarësisht kësaj, injorimi i influencerave është një gabim. Buxheti i marketimit digjital që ndahet ër ta është ende i vogël, rreth 3%, por po rritet shpejt. Kufiri midis argëtimit dhe biznesit digjital po turbullohet. Por strategjia e marketimit po vështirësohet sepse po rritet ruajtja e privatësisë nga kompanitë e rrjeteve sociale dhe është më komplekse për të spiunuar klientët potencialë.

Për të marrë maksimumin nga ata, kompanitë duhet të vendosin një strategji të qartë. Duhet të rregullojnë mbrojtjen e konsumatorëve. Ligji që po vendos Kina mund të reduktojë dhe shpenzimet e konsumatorëve. Rregullatorja duhet të përcaktojë që influencerat t’ja bëjnë të qartë ndjekësve që ata po paguhen për një postim.

Me përfundimin e fazës së Perëndimit të egër, markat duhet të përqafojnë gjithashtu mjete të reja analitike që i ndihmojnë ata të vlerësojnë performancën e influencerave, duke renditur artistët dhe yjet. Më parë thuhej se vetëm gjysma e të gjitha shpenzimeve për reklama funksiononte, por ishte e pamundur të dihej se cila qe gjysma. Tani markat mund të kontrollojnë vetëm gjysmën e asaj që thonë influencerat, por mund të jenë në gjendje të llogarisin 100% të vlerës që shtojnë.

Burimi: The Economist/ Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë