Mendim

Biznese, sot mos i bëni këto gabime

Nga Meri Lika - Është e vërtetë që ne të gjithë kërkojmë të dalim sa më shpejt të jetë e mundur nga kriza, por jo gjithçka shërben për të kompensuar humbjet e grumbulluara gjatë këtyre javëve të izolimit. Këto janë disa nga gjërat që nuk duhet të bëni.

Të ardhura zero dhe shumë shpenzime është situata me të cilën shumë kompani janë përballur gjatë gjendjes së krijuar dhe mbylljes së detyruar për shkak të izolimit. Por, lëshimi drejt dëshpërimit për të kompensuar humbjet mund t'ju çojë në drejtim të kundërt dhe të shkaktojë një humbje të klientëve që askush nuk dëshiron. Këto janë disa nga gabimet ose masat e padukshme por që do t’ju ndihmojnë të mbani në këmbë biznesin me besim dhe korrektesë, sipas shumë ekspertëve, për të kapërcyer pasojat e krizës.

1-MOS RRISNI ÇMIMET PA IU SHTUAR VLERË KONKRETE: Një faktor që nuk duhet ta harroni është se kriza jo vetëm që ka prekur biznesin tuaj, por shumë kompani dhe njerëz të tjerë, kështu që mos prisni që ata të jenë dakord me një rritje të çmimit, akoma më keq nëse kjo rritje nuk justifikohet me ofrimin e diçkaje më shumë. Në këto kushte nuk është e këshillueshme rritja e çmimeve, sepse ne zakonisht nuk kemi një produkt kaq ekskluziv dhe unik sa të mos ketë ndjeshmëri ndaj çmimeve. Unë mendoj se klienti do të kujtojë kompanitë që e vendosin veten në këpucët e konsumatorëve në këtë moment. Jemi në një kohë kur vetëdija e madhe sociale është zgjuar dhe gjithçka pozitive që bëjmë për të tjerët do të na kthehet dhe shpërblehet me rritjen tonë si biznes. Nëse do ta duam klientin tonë tani, ai do të na dojë për një kohë më të gjatë, dhe nuk do ta harrojë respektin që ne kemi treguar për të në kohën e vështirë... Prandaj, është me rëndësi jetike të përqendrohemi në nevojat e klientëve më shumë sesa te nevojat tonat.

2-KUJDES ME PARATË: Ky nuk është momenti për të bërë eksperimente të mëdha, veçanërisht nëse ky eksperiment vjen me shpenzime. Harroni çdo shpenzim të tepërt dhe të ruani sa më shumë paratë. Nga këndvështrimi ynë si ekonomist, çdo biznes startup duhet të ketë nën kontroll arkën të paktën për 18 muajt e ardhshëm. Ne e dimë se për një startup kjo është shumë, por ata nuk duhet të harrojnë se në këto momente investitorët po polarizohen dhe, megjithëse disa ende kërkojnë mundësi për të hyrë në kompani që nuk kushtojnë, të tjerët i kanë paralizuar ato.

3-ZVOGËLONI NË MAKSIMUM SHPENZIMET PËR REKLAMA: Duhet të kuptohet që çdo kompani të shmangë shpenzimet e tepërta sa më shumë që të jetë e mundur, një gabim serioz është të kryeni shpenzime reklamimi. Është e vërtetë që, gjatë muajve të izolimit, pati një rënie drastike të investimeve për marketing dhe reklamim, por tani është koha e duhur për të frenuar këtë investim, shpërngulja masive e klientëve në mjedisin dixhital duhet t’i drejtojë kompanitë të investojnë për këtë lloj tregtie dhe investimi.

4-SHTYNI PËR NJË KOHË TË DYTË INVESTIMET STRATEGJIKE: Ashtu siç duhen shmangur shpenzimet për reklamim, për sa kohë që qëndrueshmëria e kompanisë nuk vihet në rrezik duhen shtyrë edhe investimet strategjike të cilët kthimin e vlerës së tyre e kanë në një afat shumë më të gjatë se sa mund të ishte menduar apo llogaritur në kohë normale, në mënyrë që kriza të mos hyjë në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve. Ky investim është mirë që të kalojë për rritjen e produktivitetit, uljen e kostove për një periudhë afatmesme, etj strategji që çojnë në përparimin e biznesit.

5-KOMUNIKONI ME EKIPIN TUAJ, MOS E PËRBUZNI MENDIMIN E TYRE: Stafi juaj nuk është staf ushtarësh, të cilët nuk duhet të mendojnë por duhet të zbatojnë vetëm urdhrat. Biznesi nuk funksionin si ushtria, stafi juaj është bashkëpunëtori juaj më i mirë. Në këto kohë të vështira kur të gjithë kanë frikë nga humbja e vendit të punës dhe nga pasiguria ekonomike, nuk është e lehtë të transmetosh një mesazh optimizmi për ekipin. Por, çdo lider në biznes duhet të bëjë përpjekjet. Talentin që stafi juaj ka krijuar, duhet ta trajtoni mirë që të mos e humbisni, dhe kjo arrihet duke qenë i sinqertë, transparent dhe realist, optimist sepse kjo është ajo që transmeton besim dhe siguri në ekip dhe si t'i përfshijë ata dhe t'i bëjë ata pjesë të situatës.

6-MOS U MPOSHTNI NGA FRIKA DHE RUANI QETËSINË: Mundohuni të mos shprehni panik dhe të prisni me qetësi dhe maturi që gjërat të kthehen në normalitet si më parë. Çdo lider në biznesin tuaj duhet të ruajë gjakftohtësinë dhe qetësinë. Nuk është se këto të bëjnë të dalësh nga kriza, por të ndihmojnë të marrësh vendimet e duhura. Qetësia dhe mundja e panikut të jep kapacitetin e duhur për të reaguar, për të gjetur alternativa dhe mundësi të reja, të cilat në kohë normale as nuk i kishit vënë re. Në këtë kohë gjërat, vendimet duhet të merren me qetësi për të shmangur gabimet.

7-PRANONI REALITETIN E RI: Është thelbësore të keni parasysh se kurrë nuk do të ketë kthim në normalitet, por në një normalitet të ri. Prandaj, është e nevojshme të dini se si të përshtateni me ndryshimet si në nivelin e produktit, ashtu edhe në nivelin teknologjik, kanalet e shitjeve, shërbimin ndaj klientit dhe, mbi të gjitha, për sa i përket mënyrës se si të procedoni dhe kryeni veprime dhe strategji. Me pak fjalë, flasim për gjetjen e mënyrave të reja për t'i afruar produktet ose shërbimet tuaja më pranë konsumatorit përfundimtar.

Copyright © Gazeta "Si"

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës "Si", në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë