Elon Musk njoftoi se Tesla mund të rikthehet tek Bitcoin nëse kriptomonedha do të prodhohet në mënyrë të pastër pa dëme në mjedis.
Ai tha se dëshiron që kriptomonedhat të përdorin të paktën deri në 50% energji të pastër. Sipas Qendrës së Kembrixh për Financat Alternative, momentalisht kriptovalutat prodhohen nga 39% energji e ripërtëritshme.
Nga kjo deklaratë, Bitcoin u rrit me 9% në fundjavë duke arritur pothuajse 40 mijë dollarë .
Mesa duket Musk sheh një të ardhme për Bitcoin nëse do të nisë përdorimin e energjisë së ripërtëritshme, pas kritikave të vazhdueshme për prodhimin nga lëndët fosile.
Sipas ekspertëve, qëndrimi i Elon jep optimizëm për tregun digjital të monedhave, lidhur edhe me komentet e bëra në samitin e G7, pro kriptove.
Burimi: Bloomberg/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.