Bitcoin u rrit pas rënies së të hënës që i la investitorët të hamendësonin mes dilemave për atë që pritet për kriptovalutën më të madhe në botë.
Monedha dixhitale u rrit me 4.9% në 35,616 dollarë që nga ora 11:30 në Londër, pas rënies së djeshme prej 11%. Periudha e fundit e paqëndrueshmërisë kujton ciklet e kaluara të bumit dhe goditjes, përfshirë flluskën e vitit 2017, dhe ka investitorë që debatojnë nëse ky është një korrigjim i shëndetshëm apo fundi i garës së fundit për ringritje për kriptovalutat.
“Ne mendojmë se një tërheqje prapa është e shëndetshme”, tha David Grider, drejtuesi strategjik dixhital me Fundstrat Global Advisors LLC, i cili shtoi se nuk mendon se veprimi i fundit i çmimeve tregon se Bitcoin tashmë është në kulmin e saj.
Investitorët që blenë monedhën dixhitale një vit më parë janë ende janë duke marrë fitime që tejkalojnë 300%. Të identifikosh se kush është kryesisht përgjegjës për performancën është një nga shumë misteret e kriptos – fondet e Bitcoin, ndjekësit e momentit, miliarderët, tregtarët e ditës, kompanitë dhe madje edhe investitorët institucionalë janë cituar të gjithë.
Po aq e vështirë është për të kuptuar se çfarë shkaktoi rënien e fundit dy-ditore prej më shumë se 26%. Për disa, rritja e dollarit mund të jetë një ndër arsyet. Monedha jeshile ka patur një varg të zgjatur humbjesh pasi rritja e rendimentit të obligacioneve të qeverisë amerikane forcoi joshjen e saj.
“Ka shenja që investitorët individualë po korrin fitime”, tha Ryan Rabaglia, shefi global i tregtisë në OSL. “Paqëndrueshmëria e rritur shpesh ndërlidhet me një rritje në pjesëmarrjen e investiroëve jo profesionistë.”
Në të njëjtën kohë, bota mbetet e mbushur me stimuj monetarë dhe fiskalë, dhe disa prej atyre mureve të parave mund të shkojnë ende në asete kripto. Besimtarët e Bitcoin vazhdojnë të shpallin monedhën dixhitale si një mbrojtje të vlefshme për rrezikun e inflacionit dhe zhvlerësimin e mundshëm të monedhave ligjore. Disa parashikime për çmimin e tij afatgjatë variojnë nga 146,000 në 400,000 $. / Bloomberg /
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.