Portofol

Bitcoin rekord në 2017-ë n? Rezultat i një manipulimi të madh

Vrapi i madh i Bitcoin vitin e kaluar nuk ishte si rezultat i një  kërkese në  rritje të  atyre që  nuk donin të  humbnin trenin e një  gare në  rritje që  ngjante sikur nuk do të  përfundonte kurrë .

Por kjo do të prekte, të paktën gjysmën e fitimeve, të një  manipulimi të madh, të  përqëndruar rreth Bitfinex, një nga platformat më të mëdha tregtare globale të kriptomonedhave dhe Tether, një monedhë e njohur për t'u shkëmbyer me dollarin me një paritet të ngurtë një-me-një.

Plataforma, me degë  në   Ishujt e Virgjër, është  përfolur gjithmonë  dhe ka pë rfunduar nën hetimin e Komisionit Commodity Futures Trading pikërisht për transparencën e munguar dhe për dyshimet në  lidhje me emetimin e Tether, valutë  që  duhet të  ishte garantuar nga një  shumë  analoge në  dollarë . Një  studim i Universitetit të  Teksaits, që  citohet në  një  artikull të  The New  York Times, rigjallëron polemikat duke nisur analizën në  detaj të  marrëdhënies mes lëvizjeve të  Bitcoin dhe emetimit të  Tether.

Në  thelb të  dhënat konfirmojnë  dyshimet që  kanë  qarkulluar prej kohësh në  treg. Nga platforma e Bitfinex dilnin llogari blerjeje në  Bitcoin e në  kriptomonedha të  tjera pikërisht në  momente në  të  cilat vlerat dobësoheshin në  shkëmbime të  tjera. Për të  lëvizur tregun përdoreshin Tether, të  emetuara dhe të  shitura nga vetë  zotëruesit e Bitfinex.

Bitcoin në  rënie

Dyshimi i vazhdueshëm i autoriteteve është  që  emetimet nuk po respektonin kushtet e vendosura sipas të  cilave për çdo Tether të  emetuar, shoqëria emetuese duhet të  kishte në  dispozicion një  dollar në  mënyrë  që  të  garantonte në  çdo moment konvertimin e plotë  të  masës monetare të  Tether me biletat e gjelbërta. Valutat e krijuara artificialisht përdoreshin për të  lëvizur tregun dhe për të  realizuar përfitime në  llogari të  Bitfinex.

Studimi erdhi në  momentin e një  tregu të  dobët tashmë  dhe ka kontribuuar që  Bitcoin të  këmbehet me rreth 6.500 dollarë , jo shumë  larg nga minimumi i vitit në  muajin shkurt që  ishte 6.200. Vitin e kaluar kriptomonedha më  e famshme përjetoi rritjen e çmimit në një kulm afër 20,000 dollarëve në mes të dhjetorit nga më pak se një mijë dollarë që  shkëmbehej në fillim të vitit.

Provat e siguruara midis rritjeve dhe blerjeve të  Bitcoin erdhën vetë  nga sistemi blockchain që lejoi studiuesin Amin Shams, nën drejtimin e John Griffin, një profesor i financave në Universitetin e Teksasit, për të verifikuar korrelacionin.

Bitfinex përgënjeshtroi çdo tentativë  manipulimi: «Bitfinex e Tether nuk kanë  qenë  kurrë  të  përfshirë  në  ndonjë  manipulim të  mundshëm të  tregut ose të  çmimeve – ka thënë  Ceo i Bitfinex Jan Ludovicus van der Velde në  një  deklaratë  për shtyp –Emetimet e Tether nuk mund të  përdoren për të  nxitur rritjen e çmimit të  Bitcoin apo çdo valute tjetër a token».


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë