Treg

Bitcoin mund të jetë arma e Kinës kundër SHBA-së

“Bitcoin mund të jetë arma e Kinës për të “sulmuar” SHBA-në.” Kështu shprehet Peter Thiel, një nga sipërmarrësit më të mëdhenj në botë.

Thiel tha se Kina synon të ketë njëvalutë që të mund të luftojë dollarin amerikan dhe nuk dëshiron të vendosë monedhën e vet vendase. Më parë e bëri këtë gjë duke përdoru euron, ndërsa tani po i jep prioritet Bitcoin-it.

SHBA-ja duhet të ngrejë pyetjen se si funksionon kjo gjë.

Së fundmi, Kina ka vendosur të kthejë monedhën e saj fizike në digjitale dhe sipas Peter, nuk është lloj valute, por është një kufizim totalitar nga qeveria kineze.

“Unë jam shumë suportues mbi kriptovalutat dhe vetë Bitcoin, por dyshoj që është një armë financiale e Kinës kundër SHBA-së,”-u shpreh miliarderi.

Burimi: MarketWatch


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë