Para

Bitcoin bie nën 6,000 dollarë, niveli më i ulët prej Nëntorit

Sot vlera e monedhës virtuale Bitcoin ka rënë në nivelin më të ulët prej muajit Nëntor, si pasojë e interesit në zbritje të investitorëve dhe titujve negativë të fundit nga rregullatorët globalë> këta faktorë dobësuan kërkesën jo vetëm për kriptovalutën Bitcoin, por edhe për shumicën e rivalëve të saj.

Monedhat virtuale, duke përfshirë edhe bitcoinin që është një nga kriptomonedhat më të njohura, më të mëdha dhe më afatgjata në treg, kanë mbetur në një prirje rënëse për shumicën e kohës gjatë gjashtë muajëve të parë të 2018-ës pas vërshimit të interesit për to gjatë vitit të kaluar.

Rëniet e fundit në vlerë të Bitcoin dhe  "ndërhyrja kibernetike" e shkëmbimeve të monedhave virtuale në tregjet kryesore aziatike kanë inkurajuar gjithashtu investitorët që të  ulin interesin.

Bitcoin ra në më pak se 5,774 dollarë BTC = BTSP në bursën Bitstamp, vlera më e ulët që nga 12 Nëntori i 2017-ës. Ulja e fundit ishte në 0.7 për qind në 5.891 dollarë.

Gjatë gjysmës së parë të 2018-ës, bitcoin ka rënë pothuajse 60 për qind, pasi vlera e tij ‘fluturonte’ me më shumë se 1.300 për qind vitin e shkuar. Tani është ulur 70 për qind nga kulmi i vlerës së tij në dhjetor.

Kriptovaluta të tjera .MVETH .MVXRP kanë pësuar gjithashtu rënie sot. Edhe Ethereum, monedha virtual e dytë me e madhe për nga vlera, ra 4 % në 416 dollarë, vlera më e dobët që prej muajit Prill. Edhe Ripplera me 4 % në 0.44 dollarë, vlera më e ulët në 2018, sipas Coinmarketcap.com.

“Verbëria ndaj kriptove ka rënë e shoqëruar me çmimet,”tha Ëill Hobbs, Shefi i Strategjisë së Investimeve në Barclays Smart Investor.

“Asnjë prej kriptovalutave sëfundmi nuk ka plotësuar kriteret që ne kërkojmë për ta parë si asset të investueshëm dhe ne do të vazhdojmë të këshillojmë për një kujdes ekstrem. Por shpartallimi i kriptovalutave nuk ka përfunduar ende,” tha ai.

Banka e Anglisë të enjten paralajmëroi bankat dhe siguruesit se ata duhet të jenë të kujdesshëm ndaj aseteve kripto sepse ato mund të jenë shumë të paqëndrueshme dhe të prekshme ndaj mashtrimit.

Pas rritjes së çmimeve të kripto-valutave në 2017-ën, lojtarët e mëdhenj institucionalë menduan të hynin në industri, por shumica e tyre pritën për rregullime ligjore dhe për të parë nëse interesi i investitorëve do të ishte më shumë se një modë.

Kapitali total i tregut të kriptovalutave ka rënë në rreth 230 miliardë dollarë nga kulmi i tyre prej rreth 800 miliardë dollarësh në janar.Megjithatë, shumë syresh vazhdojnë të kryejnë transaksione me monedhat e reja virtuale. Shitjet u rritën në 13.7 miliardë dollarë në pesë muajt e parë të vitit, gati dyfishi i shumës së rritur për të gjithë 2017-ën, sipas një raporti të bërë publik të enjten.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë