Treg

Bitcoin arrin vlerën 50mijë $. Investitorët: Mund të dalim bosh

Bitcoin kapi vlerën e 49.716$, pothuajse 50.000$, vlerë që studiuesit e parashikonin të arrihej gjatë tremujorit të dytë të 2021-shit. Kjo lëvizje erdhi si pasojë e investimit ditën e dielë nga  kompanitë e mëdha 500.

Në më pak se 24 orë kriptomonedha u rrit me 2.4% të vlerës së mëparshme, 47.925$.

Tesla bleu 1.5 miliardë dollarë të vlerës së Bitcoin, Mastercard u shpreh se do të niste përshtatja e strukturës së tyre bankare me monedhën digjitale dhe Banka e New York-ut tha se do të ofronto garanci për investimin në Bitcoin.

Bitcoin u rrit në 60% të vlerës me të cilën e nisi vitin, gjë që u mbështet nga investimet e mëdha. Ekonomistët thonës se investitorët po e përdorin asetin e kriptomonedhës njësoj si asetin e arit.

Investitorët vetë kanë pasigurinë se Bitcoin mund të dalë një ‘’flluskë’’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë