Shkencë

Biopsia e lëngshme anashkalon kimioterapinë pas operacionit të kancerit në zorrën e trashë

Biopsia e lëngshme mund të ndihmojë në identifikimin e pacientëve me kancer të zorrës së trashë në fazën dytë. Këta pacientë nuk kanë nevojë për kimioterapi për të parandaluar rikthimin e tumorit pas operacionit. Të dhënat vijnë nga një studim me 455 pacientë.

Midis pacientëve në studim që u testuan nëpërmjet biopsisë së lëngshme, 15% kryen kimioterapi kundrejt 28% rreziku i të cilëve u përcaktua duke përdorur diagnostifikimin standard.

“Dy vjet më vonë, normat e mbijetesës pa rikthim të kancerit ishin të ngjashme, afërsisht 93%, në të dy grupet”, thanë shkruar studiuesit në revistën “The New England Journal of Medicine”.
Shumë pak pacientë me këto kancere në fakt do të përfitojnë nga kimioterapia ndihmëse ose pas operacionit.

“Por çdo pacient lufton me pyetjen nëse duhet ta anashkalojë atë", tha udhëheqësja e studimit Jeanne Tie e Qendrës së Kancerit Peter MacCallum. në Melburn, Australi.
Më të rrezikuar nga rishfaqja janë pacientët me qeliza kanceroze të vështira për t'u gjetur pas operacionit.
Ato qeliza derdhin material gjenetik në gjak që quhet biopsi të lëngshme.

Në studim, mjekët përcaktuan se cilët pacientë duhet të marrin kimioterapi në një grup bazuar në faktin nëse materiali gjenetik i tumorit është parë në biopsi të lëngshme.
Kjo u krahasua me një grup tjetër, vendimi i kimioterapisë së të cilit u përcaktua nga faktorët tradicionalë të rrezikut klinik.

“Kimioterapia është fizikisht dhe financiarisht e vështirë”, tha Tie.
Mjekja shtoi se kjo është një mënyrë e duhur s si mund të trajtohen njerëzit. Sipas saj pacientët lehtësohen nëse u thuhet që nuk kanë nevojë për kimioterapi.
Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë