Mendim

Biologu Et’hem Ruka: Pandemia mund të shuhet pas dy javësh

Profesor Et’hem Ruka, biolog në profesion, ka publikuar disa të dhëna lidhur me ecurinë e përhapjes së Covid-19 në Shqipëri.

Sipas parashikimit të tij, nëse ecet me këtë ritëm, pandemia mund të shuhet pas dy javësh.

Ai nënvizon ne faqen e tij “Facebook” se, përqindja e të sëmurëve ka ardhur gradualisht duke rënë, ndërsa kurba e të shëruarve po rritet.

“Pika kritike u arrit me 12 prill kur përqindja e të sëmurëve dhe ajo e të shëruarve u bë 50% me 50%. Pas kësaj date % e të shëruarve fillon të behet me e madhe se ajo e të sëmurëve. Ritmi i përmirësimit luhatet nga 2%-3% për çdo dite. Kjo do të thotë se teorikisht nëse do të ecet me këtë ritëm, pandemia duhet të shuhet pas 2 javësh. Ky është vetëm një parashikim teorik nisur nga ecuria e kubave të paktën për javën e fundit. I gjithë ky model përmbyset nëse nuk vazhdohet ky sistem karantinimi,” shkruan ai

https://www.facebook.com/ethem.ruka.1/posts/1359909124192993

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë