Ishim mësuar ta shihnim duke veshur fustane të gjera, bluza të mëdha e pantallona shumë të gjera. Këtë herë, krejt e kundërta: Billie Eilish është portretizuar në kopertinën e Vogue me një palë doreza të tejdukshme dhe një bust të ngushtë dhe pozon si një divë e vërtetë.
Një vështrim që la fansat e këngëtares amerikane pa fjalë, ilustruar me një seri fotografish që ajo vetë postoi në rrjetet sociale dhe që pati një “ortek” pëlqimesh dhe reagimesh: vetëm imazhi i parë në 6 minuta tejkaloi një milion zemra, duke mposhtur një rekord që këngëtarja 19-vjeçare tashmë mbante kur ajo u tregoi flokët e saj “të reja” flokëverdhë më shumë se 83 milionë ndjekësve të saj.
Mesazhi: “Bëni gjithçka që ju bën të ndiheni mirë”
Imazhi seksi që zëvendësoi atë të vajzës me flokë jeshile, megjithatë, lëshon të njëjtin mesazh, me zë të lartë dhe të qartë: “Bëni gjithcka që ju bën të ndiheni mirë”, deklaron ajo në kopertinën e revistës. Dhe përsëri, ajo shkruan nën njërën nga imazhet: “Unë i dua këto foto, bëni atë që dëshironi, kur të doni”. Në të kaluarën Billie Eilish u bë e dëgjuar mbi temën e trupit, pasi ishte vënë në shënjestër të komenteve në internet, e lodhur nga vëmendja morbide që iu dha pamjes së saj fizike dhe kishte zbuluar se ajo në të kaluarën kishte një marrëdhënie e vështirë me imazhin e saj: “Mendova se do të isha e vetmja që do të merresha me urrejtjen time për trupin tim, por shoh që edhe interneti e urren trupin tim. Kështu që është e mrekullueshme”, thotë ajo me sarkazëm.
“Të tregosh trupin tënd apo jo nuk duhet të të heqë respektin”
Këtë herë, mesazhi është edhe më i fuqishëm: të gjithë janë të lirë të bëjnë çfarë të duan me trupin e tyre dhe të vishen si të duan. Por jo vetëm kaq, nënvizon këngëtarja në artikullin e Vogue: “Të tregosh trupin tënd – ose të mos tregosh – lëkura nuk duhet të të heqë asnjë respekt”. Në intervistë Eilish flet për zgjedhjet personale, frikën, pëlqimin, besimin në vetvete: “është çështja e rimarrjes së fuqisë, shfaqjen e tij dhe mospërfitimi prej tij – thotë ajo. Unë kurrë nuk do ta lejoj veten të pushtohem përsëri”.
Albumi i ri që vjen më 30 korrik
Artistja e rekordeve sapo ka publikuar single-in e ri “Your Power” dhe më 30 korrik do të publikojë albumin e dytë “Happier Than Ever”: një kthim shumë i pritur pas suksesit të “When we All Go To Sleep, ëhere Do ëe Go?”, fitues i çmimeve të shumta Grammy. Duke folur për këngën e re “Your Poëer”, Billie Eilish shpjegoi se ndihej “shumë e ndjeshme” në publikimin e saj: “Kënga flet për situata shumë të ndryshme që të gjithë kemi provuar ose parë. Shpresoj se mund të frymëzojë një ndryshim. është një ftesë që të përpiqesh të mos abuzosh me fuqinë tënde”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.