Ne rrjet

Bill Clinton mbërrin në Prishtinë për 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton është rikthyer për herë të dyrë në Kosovë për të marrë pjesë në 20 vjetorin e Çlirimit të Kosovës dhe hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.

Ish-kreu demokrat është pritur në aeroportin “Adem Jashari” nga ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Bill Clinton mbërrin në Prishtinë

Miku më i madh i shqiptarëve ndodhet në Prishtinë për të festuar përvjetorit të 20-të të çlirimit të Kosovë ku pritet të marrin pjesë personalitete të ndryshme nga e gjithë bota.

Ai do të takohet me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe më pas edhe me Kryeministrin Ramush Haradinaj.

Bill Clinton mbërrin në Prishtinë

Bashkë me të ishte planifikuar të mbërrinte edhe gruaja e tij Hillary, por ish-zonja e Parë duket se ka anuluar vizitën në momentin e fundit.

Në reagimin e saj të parë, Jahjaga shkruan se Ishte nder dhe privilegj i madh të mirëpriste ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovën e lirë, të pavarur dhe demokratike. “

Bill Clinton mbërrin në Prishtinë

Në kohën më të errët të historisë moderne të vendit tonë, vendosmëria dhe guximi i Presidentit Klinton ishin vendimtare për t’i dhënë fund luftës në Kosovë dhe për t’ia kthyer lirinë një populli të tërë. Vendimi i Presidentit Klinton për të mbështetur fushatën e NATO-së në dhënien fund luftës në Kosovë ndaloi një katastrofë njerëzore që po merrte përmasa gjithnjë e më të mëdha në Ballkan. Lidershipi i Presidentit Klinton ndryshoi kursin e historisë së Kosovës dhe u bë garantues për rivendosjen paqës dhe të stablitetit në të gjithë rajonin.Mbështetja a palëkundur e tij për Kosovën dhe popullin e saj është symbol i miqësisë dhe aleancës së fuqishme të Shteteve të Bashkuara me Kosovën! Përjetësisht mirënjohëse!”, shkruan ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë