Sport

Bild zbulon, Mikael Shumaker festoi 50-vjetorin në Spanjë

Sipas shtypit gjerman, ish-piloti i famshëm i Formula 1, Mikael Shumaker, në një fazë të gjatë rehabilitimi pas incidentit të rëndë të vitit 2013, kur përplasi kokën në shkëmb teksa bënte ski në Francë, është transportuar me një helikopter special para Krishtlindjeve për në Majorka, ku ka qëndruar deri në ditët e para të janarit.

Mikael Shumaker e ka festuar kështu 50-vjetorin e lindjes në Majorka, në Port d’Andratx, bashkë me familjen e tij. Lajmi është bërë i ditur nga “Bild”, që në fakt i referohej “Bunte”. Është pikërisht kjo revistë që shkruan se ish-piloti i Ferrarit kishte shkuar në Spanjë para Krishtlindjeve.

Vila e familjes Shumaker në Spanjë

Në vilën e blerë për rreth 30 milionë euro në korrik të vitit 2018, përveç familjarëve, ishin të pranishëm edhe shumë truproje, si dhe stafi mjekësor, që është i nevojshëm pas atij incidenti të rëndë që Shumaker pësoi në dhjetor të 2013-shit, në Meribel. Familja Shumaker është shumë e rezervuar në informacionet për shëndetin e ish-pilotit. Pak kohë parë, At Georg tha se ishte takuar me Mikael Shumaker në vitin 2016, kurse Zhan Tod pohoi se kishte ndjekur bashkë me ish-pilotin gjerman garën e Brazilit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë