Financa Personale

Bien kreditë për banesa, familjet iu trembën tërmetit

Edhe ata që kanë dashur ti drejtohen bankës për të marrë një kredi për shtëpi, janë stepur pas 26 nëntorit për shkak të parregullsive në ndërtime që dolën në sipërfaqje pas tërmetit.

Kjo është arsyeja kryesore që kanë rënë kërkesat për kredi për shtëpi sipas Bankës së Shqipërisë.

Por individët nuk kanë preferuar në fakt të marrin as kredi për konsum thuhet në raportin e Vrojtimit të Aktivitetit Kreditues të BSH-së. Kërkesa për këtë lloj kredie ka rënë.

Rënia e kërkesës për kredi në tremujorin e fundit të vitit, shpjegohet nga bankat, u nxit nga përdorimi më i lartë i burimeve të brendshme të financimit, shtimi i kredive nga institucionet e tjera financiare jobanka dhe nga zhvillimet aktuale.

Por, bankat parashikojnë që, kërkesa për kredi nga individët pritet të jetë disi më e lartë, në tremujorin e parë te vitit sepse pritet rritje e kërkesës për të blerë shtëpi . Por kërkesa për financimin e konsumit në tremujorin e parë të vitit pritet të jetë më e ulët.

Standardet e kreditimit për individët u lehtësuan disi në tremujorin e fundit të vitit 2019, kryesisht në sajë të lehtësimit të tyre në kreditë dhënë për blerje banesash. Bankat u shprehën se mbajtën thuajse të pandryshuara standardet e kreditimit në kreditë konsumatore.

Në tremujorin e parë të vitit 2020, bankat planifikojnë lehtësim të standardeve mbi kreditë akorduar individëve, në të dyja kategoritë.

Më Shumë