Futboll

Qetësohet Tirana, të gjithë lojtarët dalin negativë

Asnjë futbollist apo pjesëtar i stafit të Tiranës nuk ka rezultuar pozitiv në testet e Kovid-19, që klubi kryeqytetas ka zhvilluar sot paradite. Instituti i Shëndetit Publik kishte kërkuar që Tirana t’u nënshtrohej testeve për siguri, pasi pak ditë më parë luajti me Bylisin, ku doli edhe rasti i parë i Kovid-19 në futbollin shqiptar.

Ky urdhër krijoi një situatë ankthi te bardheblutë, por tashmë të gjithë janë çliruar dhe janë gati për ndeshjen e radhës në kampionat me Luftëtarin. Përgjigjet kanë dalë negative dhe klubi kryeqytetas po organizohet tashmë për transfertën e Gjirokastër. Përgjigjet e testit kanë çliruar edhe vetë futbollistët, të cilët pas ndeshjes në Ballsh kanë pasur merakun e një infektimi të mundshëm.

Foto e publikuar nga Agustin Torasa për testet e sotme. Gazeta Si, 6 qershor 2020

Tirana kryeson bindshëm kampionatin dhe synon të sigurojë sa më parë edhe matematikisht suksesin. Situata mund të komplikohej, nëse ndonjë nga futbollistët do të rezultonte pozitiv, por gjithçka është në rregull dhe gara vazhdon normalisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë