Ne rrjet

Biden, 4 urdhra ekzekutivë që në ditën e parë në detyrë, kundër politikave të Trump

Joe Biden planifikon të nxjerrë një sërë urdhrash ekzekutivë sapo të marrë detyrën këtë javë, në përpjekje për t’i dhënë fund shumë prej qëndrimeve dhe politikave të presidentit Donald Trump.

Biden do të nxjerrë dekrete për të ndryshuar ndalimin e udhëtimit të nënshkruar nga Presidentit Trump dhe për t'u ribashkuar me marrëveshjen e klimës së Parisit në ditën e tij të parë, raportojnë mediat amerikane.

Ai gjithashtu pritet të përqendrohet në ribashkimin e fëmijëve të ndarë nga familjet në kufirin me Meksikës dhe të nxjerrë një urdhër për mbajtjen e detyrueshme të maskave. Biden do të inaugurohet të mërkurën mes shqetësimeve për protestave të armatosura dhe trazirave.

Të 50 shtetet amerikane janë në gatishmëri të lartë për dhunë të mundshme para përgatitjes së ceremonisë së përurimit, ndërkohë që Gardës Kombëtare ka dislokuar mijëra trupa për të ruajtur Uashington DC.

Çfarë ndryshimesh politike do të miratojë Z. Biden
Në disa orë pasi Biden do të shkelë në Shtëpinë e Bardhë, ai do të nënshkruajë një sërë urdhrash ekzekutive të dizajnuara për të sinjalizuar distancimin nga administrata e paraardhësit të tij.

Ndër porositë e planifikuara menjëherë pas marrjes së detyrës janë:

  1. -Kthimi i SHBA-së në marrëveshjen e klimës së Parisit, pakti global për uljen e emetimeve të karbonit
  2. -Shfuqizimi i ndalimit të diskutueshëm të udhëtimit nga vendet me shumicë myslimane
  3. -Mbajtja e maskave në të gjitha ambientet publike
  4. -Shtrirje ndaj kufizimeve në të gjithë vendin për ndalimin e tubimeve për shkak të pandemisë

Këto urdhra ekzekutivë janë vetëm një pjesë e planit të tij ambicioz për 10 ditët e tij të para në detyrë.

Presidenti i zgjedhur pritet gjithashtu të dërgojë një projekt-ligj të për emigracionin në Kongres si dhe të përqendrohet në miratimin e një pakete stimulimi prej 1.9 trilion dollarësh për të ndihmuar ekonominë e vendit të rimëkëmbet nga koronavirusi.

Biden gjithashtu ka thënë që administrata e tij do të synojë të shpërndajë 100 milion vaksina kundër Covid-19 në 100 ditët e tij të para në detyrë, duke e përshkruar shpërndarjen e deritanishme si një "dështim të tmerrshëm".

"Presidenti i zgjedhur Biden do të marrë masa, jo vetëm për të rregulluar dëmet më të mëdha të administratës Trump, por gjithashtu për të filluar lëvizjen e vendit tonë përpara", shkruan Shefi i Shtabit i Shtëpisë së Bardhë të Jon Biden, Ron Klain, në një memo.

Me cilat sfida përballet Biden?
Presidenti i zgjedhur po merr përsipër detyrën në mes të një pandemie që duket se ka dalë jashtë kontrollit në SHBA. Vdekjet ditore nga Covid-19 janë me mijëra dhe pothuajse 400,000 persona kanë humbur jetën.

Sikur të mos mjaftonte virusi, vendi është përfshirë nga dhuna politike.

Tema për inaugurimin e Z. Biden do të jetë "Amerika e Bashkuar" me presidentin e zgjedhur që duket se do të përqëndrohet në shërimin e ndarjeve politike. Nënpresidenti Mike Pence pritet të marrë pjesë në ceremoni, por Trump ka thënë se nuk do të marrë pjesë.

Z. Biden do të betohet saktësisht dy javë pas trazirave të dhunshme në Kapitol Hill në 6 Janar që synuan të pengonin fitoren e tij në zgjedhje.

Prania e sigurisë në Uashington DC për ceremoninë e së mërkurës është e jashtëzakonshme.
Milje rrugë janë bllokuar me pengesa betoni dhe gardhe metalike dhe më shumë se 20,000 oficerë të Gardës Kombëtare që pritet të vendosen në këtë perimetër. FBI ka paralajmëruar për dhunë më të mundshme dhe marshime të armatosura të planifikuara nga mbështetësit pro-Trump.

Masat e ashpra të sigurisë pasojnë një javë në të cilën Donald Trump u bë presidenti i parë i SHBA-së ndaj të cilit u nis procedura për t’u shkarkuar dy herë. Trump tani do të përballet me gjykimin e Senatit me akuzën e "nxitjes së kryengritjes" . Senati mund të shqyrtojë akuzat të martën, një ditë para se ai të largohet nga detyra, por afatet për gjykimin mbeten të paqarta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë