Histori

Beteja e gjatë e Uashingtonit për t’u bërë shteti i 51-të i Amerikës

Me sloganin “No taxation without representation” (Jo taksim, pa përfaqësim), u luftua revolucioni amerikan, me kolonët që refuzuan taksat e vendosura nga Britania e Madhe, pa pasur në këmbim përfaqësues të zgjedhur në Parlamentin e Londrës, duke marrë më në fund pavarësinë nga mëmëdheu dhe themelimin në e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 4 korrik 1776.

Tani, është kryeqyteti Uashington - District of Columbia, i cili që nga nëntori i vitit 2000, ka gdhendur të njëjtën parullë në targat e makinave, si shenjë proteste - që dëshiron t'i japë fund "taksimit pa përfaqësim" të tij , duke kërkuar që të bëhet shteti i 51-të i SHBA-ve dhe të jetë në gjendje të zgjedhë dy senatorë dhe një deputet në Kongres.

Mbi 700,000 banorët e kryeqytetit - më shumë se Wyoming ose Vermont - në fakt paguajnë taksat më të larta federale në vend, por nuk kanë asnjë që mund të kujdeset për interesat e tyre në parlamentin federal.

Ka qenë një betejë që ka vazhduar për gati 30 vjet, por Distrikti i Columbias, nuk ka qenë kurrë më pranë për t’u bërë ylli i 51-të në flamurin amerikan. Të enjten, 22 prill, Dhoma miratoi mocionin me 216 vota pro dhe 208 kundër: të gjithë demokratët votuan për shtetësinë, ndërsa pala republikane e kundërshtoi atë në bllok.

Mbështetësit e shtetësisë Washington DC, bëjnë thirrje për t'i dhënë fund "taksimit pa përfaqësim", ndërsa protestojnë jashtë Kapitolit në SHBA

Tani, legjislacioni do të kalojë në Senat, ku, megjithatë, konservatorët duhet ta bllokojnë: duhen votat e favorshme e të paktën 60 senatorëve, një shumicë e kualifikuar për miratimin e ligjeve, por demokratët mund të shkojnë deri në shifrën 50.

Sipas Kushtetutës amerikane, Distrikti i Columbias, nuk është pjesë e asnjë shteti dhe është nën juridiksionin ekskluziv të Kongresit.

Në vitin 1961, me ratifikimin e ndryshimit të 23-të, qytetarët e Uashingtonit - i cili u bë kryeqytet në vitin 1800 - fituan mundësinë për t'u shprehur në zgjedhjet presidenciale, por me detyrimin për të mos caktuar më shumë vota elektorale në shtetin më pak të populluar, ose më saktë 3.

Që nga viti 1973, kryeqyteti zgjedh gjithashtu një kryetar bashkie dhe një këshill bashkiak, por fjala e fundit qëndron gjithmonë te parlamenti federal, i cili mund të rishikojë dhe anulojë çdo ligj.

Përfaqësuesja demokrate në Kongres e District of Columbia, Eleonor Holmes Norton

Në Kongres, megjithatë, Distrikti i Columbias, ka vetëm një përfaqësues, demokraten Eleanor Holmes Norton, e cila mund të paraqesë ligje, të shprehë preferencën e saj në komisione dhe të flasë në sallë, por nuk mund të votojë për miratimin e ligjeve.

Që nga viti 1992, Norton ka paraqitur një projekt-ligj të shtetësisë në çdo seancë, i cili do ta bënte D.C., shtetin e 51-të dhe i cili të enjten kaloi pengesën e Dhomës: kur ligji mbërriti në Kongres për herë të parë, në vitin 1993, votuan kundër 100 demokratë dhe të gjithë republikanët, përveç njërit.

Tashmë vitin e kaluar, për herë të parë, Dhoma kishte votuar pro, por mocioni nuk arriti kurrë në Senat. Megjithatë, tani bilancet kanë ndryshuar. Projekt-ligji i ri do t'i jepte kryeqytetit dy senatorë dhe një deputet, duke e çuar totalin në 102 dhe 436 dhe do të “fshinte” nga shteti i 51-të, disa kilometra katrorë që përfshijnë Shtëpinë e Bardhë, Kongresin dhe Gjykatën e Lartë.

Në bazë, natyrisht, ekziston si gjithmonë një llogaritje politike. Demokratët do të dëshironin të shfrytëzonin shumicën e ngushtë që fituan në Kongres në zgjedhjet e vitit 2020 për të shkatërruar atë strukturor të kundërshtarëve republikanë: secili shtet, ka dy senatorë, pavarësisht nga numri i banorëve, dhe kjo iu jep një ndikim joproporcional shteteve të vogla dhe rurale, të cilët priren të votojnë konservatorët.

Banorët e kryeqytetit amerikan protestojnë me parrulla pranë Kapitol Hill

Ky mekanizëm për shembull, lejon një kandidat që ka humbur votën popullore, të bëhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës falë kolegjit elektoral: për këtë arsye, thuhet se toka ka më shumë rëndësi sesa njerëzit, një papajtueshmëri që demokratët do të donin ta ribalanconin, duke dhënë dy senatorë - me sa duket demokratë: këtu, Joe Biden mori 92% të votave në nëntor - gjithashtu në Distriktin e Columbias.

Për republikanët, megjithatë, nuk është asgjë më shumë, sesa një përpjekje për të "marrë pushtetin", pasi Partia Demokratike nuk arrin ta mbajë thjesht atë "duke fituar mjaftueshmërisht zgjedhjet”.

Përshtati në shqip: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë