Para

BERZh akuzohet për financime korruptive në Serbi

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim akuzohet se ka financuar në 2018 në mënyrë korruptive me 600 mln euro kompaninë serbe “United Group”.

Akuzat janë bërë në mediat serbe, sipas të cilave një drejtues rajonal i BERZh ka interesa financiare tek ky grupim dhe përmes financimit me 600 mln euro ka dëmtuar konkurrencën në treg.

BERZh i mohoi akuzat duke deklaruar se të gjitha procedurat e ndjekura për këtë financim kanë qenë në përputhje me rregullat e brendshme të saj dhe ligjet serbe. Banka tha gjithashtu se asnjë drejtues, apo punonjës i saj nuk ka interesa tek kompania në fjalë dhe i cilësoi artikujt “lajme të rreme”.

“United Group” është një kompani që ushtron aktivitetin e saj në fushën e telefonisë fikse dhe celulare, internetit dhe ofrimit të shërbimit të televizioneve në Serbi, Mal të Zi dhe pjesërisht në Bosnje. Kjo kompani konsiderohet kompania më e madhe në rajon për nga numri i klientëve që zotëron.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë