Politike

Berisha: Të enjten në Kuvend do bëjmë detyrën tonë

Kur Sali Berisha zhvilloi konferencën për shtyp, deputetët e PS-së ende nuk kishin zyrtarizuar kërkesën për përjashtimin e tij nga seanca që pritet të zhvillohet të enjten ku pritet të kalojë nen për nen projekt-buxheti i vitit 2024.

Berisha u pyet nga media se cila do të jetë lëvizja e opozitës të enjten.

”Nuk jemi ne në mënyrë absolute që kemi penguar diskutimin e buxhetit me qytetarët, me grupet e interesit. Përkundrazi, në respekt të qytetarëve dhe grupeve të interesit ne kemi organizuar me specialistët më të mirë të vendit 3 debate televizive ku ekspertët tanë kanë shprehur të gjitha sugjerimet, mendimet për buxhetin.

Por për herë të parë që narko-deputetët e Edi Ramës dolën nga selia ata u sulën me një tavë bakllavaje përpara në një klub.

Dhe e justifikuan këtë se buxheti simbolizon bollëkun njëlloj si bakllavaja u shijonte atyre...

Ne do bëjmë atë që kemi bërë. Ne do bëjmë detyrën tonë. Mosbindja civile është kryefjala e betejës pa kthim të opozitës në parlament. Këtë kemi ne. Vazhdojmë betejën pa kthim”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë