Politike

Berisha: ‘Skapi’ tani do quhet Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Rama ose ASKKR

Gjatë një deklarate para SPAK, kreu democrat Sali Berisha tha se, ‘Skapi i Partisë tani do quhet Avokatura Speciale e Kryeministrit Kriminel Edi Rama ose ASKKR”.

“I ndërrohet emri, nuk quhet më Skapi i partisë, por tani edhe partinë ka filluar ta lëshojë, por merret vetëm me mbrojtjen e Padrinos të Shqipërisë.

Berisha më pas, u pyet edhe nëse ka një ftesë publike për t’u bashkuar me Erion Veliajn dhe Elisa Spiropalin, të mënjanuar nga PS në asamblenë e fundit.

“Të gjithë faktorët që e konsiderojnë Ramën të keqen më të madhe në historinë pluraliste të Shqipërisë, duhet të bashkohen ta përcjellin një minutë e më parë”, përfundoi Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë