Politike

Berisha: Raporti për 14 majin, kështu i vodhi zgjedhjet Edi Rama

Grupimi i Rithemelimit të Partisë Demokratike, prezantoi sot raportin për zgjedhjet e 14 majit.

Kryetari i grupimit të Rithemelimit, Sali Berisha, në fjalën e tij u shpreh se, “sot ne jemi këtu në një akt të veçantë në 32 vite. Paraqesim para publikut shqiptar dhe atij ndërkombëtar, librin e zi, kushtuar farsës elektorale të 14 maji 2023”.

“Shqipëria sot karakterizohet nga fenomene, dukuri nga më të zezat në historinë e saj. E para dhe më e zeza është braktisja masive e këtij vendi. Mjafton të kujtojmë këtu se këtë verë vendi pati dyndjen, ndofta më të madhe turistike nga jashtë, por 60% e shqiptarëve, sipas statistikave më të besueshme nuk ishin në gjendje të pushonin 7 ditë gjatë kësaj vere”, tha ai.

“E lidh këtë sepse një e zezë tjetër e madhe që i detyron shqiptarët të largohen është skamja, varfëria e frikshme. Shqipëria një vend në të cilin polarizimi rritet me shpejtësinë më të madhe se kudo dhe dy herë më të madhe se kudo”, u shpreh Berisha.

“Shqipëria të themi të vërtetën, nëse lexon arkivën e krimit të këtij vendi, për tragjedinë më të madhe, noton mbi krimin. Siguria e qytetarëve shqiptarë, e pronave, e veprimtarisë, jetës së tyre dhe fëmijëve të tyre, sot më shumë se kurrë varet dhe kontrollohet nga krimi”, theksoi ai.

Berisha u ndal edhe te ata që thonë se Edi Rama nuk i vjedh zgjedhjet por i fiton ato, duke i quajtur argatë të hajdutit. Ai theksoi se ky raport është një kushtrim për të gjithë shqiptarët.

“Nuk regjistroi partinë kryesore opozitare në listë. U diktoi asaj kryetarin e koalicionit. 61 përfaqësuesve të koalicionit në garë u dha zero investim, kundër 1.2 mln eurove që u dha 12 të aleatit të tij të ri. Ato janë aspekte terroriste.
E vërteta është se administrata u shndërrua në polici politike dhe dihet se cili është dallimi mes policisë partiake, policisë së fshehtë dhe administratës. Që të gjithë terror mbi zgjedhësit. Pra këto janë të gjitha me dokumente zyrtare, janë kryer në një sfidë absolute ndaj votës dhe qytetarëve shqiptar.
Pastaj ushtria e nëndheshme e krimit, hanxharëve, vrasësve duke terrorizuar në mbarë vendin qytetarët.
Atëherë çfarë është ky libër? Ky libër është një kushtrim për të gjithë shqiptarët. Me gjithë këtë batërdi, 600 mijë shqiptarë pranuan të votojnë të lirë, pranuan të votojnë kundër Edi Ramës. 510 mijë për koalicionin, të tjerë për logon, pra 600 mijë.
Cili mund të thotë se 50 mijë lekë për 680 pensionistë, rritja e rrogave për 184 mijë rrogëtarë, shtimi me 20 mijë i ndihmës ekonomike, shpërndarja e dhjetëra milionë për tërmetin. Miliona të tjerë investime në asfalte elektorale, rrugë elektorale etj., nuk kanë blerë zyrtarisht, legalisht, 100 apo 200 mijë vota. Ndaj dhe ata të cilët u bien sirenave se Edi Rama vjedh, por i fiton ata nuk bëjnë gjë tjetër veç se bëjnë argatin e hajdutit. Firmosin një akt makabër që lejnë një komb pa të drejtë vote, reale. Votuar kemi në diktaturë gjithë kohën ne edhe me darje e daulle, votohej”, tha Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë