Kryedemokrati Sali Berisha nuk i kurseu sulmet ndaj mazhorancës gjatë seancës së sotme plenare.
“Banda e Lalzit, çdo gjë mund t’u dukeni shqiptarëve, vetëm zyrtarë nuk iu dukeni më. Nuk keni asnjë të drejtë të merreni me buxhet ju, nuk keni legjitimitet, keni dalë nga zgjedhje të plaçkitura dhe keni mbrojtur korrupsionin”, tha Berisha, duke shtuar se Eurostati deklaroi se të ardhurat janë rritur dhe varfëria është shtuar.
“Shqiptarët blejnë me çmime që janë 110% të çmimeve europiane. Sepse padrino me kartelet ka zhytur Shqipërinë, a e dini ju pse janë rritur të ardhurat, se raporti lek-dollar është në qiell. Çfarë do t’u bëni ju më keq shqiptarëve, se t’ua rrisni taksat, doni t’i përzini?”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje