Politike

Berisha: Negociatat nuk i bllokoi Greqia, por Rama për interesat e tij

Paralelisht me kryeministrin Edi Rama që po mbante konferencën për shtyp nga kryeministria, Sali Berisha kishte thirrur një dalje për mediat po për negociatat. Ndryshe nga Rama, Berisha tha se negociatat nuk janë bllokuar nga Greqia por nga Rama për interesat e tij personale në rastin e Belerit

“Nuk ka diskutim se në këtë vendim një peshë të veçantë ka pasur dhe ka qëndrimi ndaj minoriteteve, por ky qëndrim i BE është një parim themelor që nuk ka lidhje me Shqipërinë në mënyrë specifike, por ka lidhje me çdo vend aty ku jetojnë minoritetet.

Edi Rama mund ta akuzojë Greqinë duke mashtruar shqiptarët, por e vërteta është se shkaku kryesor nuk është Greqia. Thashë, pika e parë është mungesa e dialogut.

Por shkaku kryesor është dhunimi nga Edi Rama i parimeve më themelore të të drejtave të njeriut dhe parimeve ndërkombëtare të drejtësisë.

Mosrespektimi i prezumimi i pafajësisë e bën bllokimin e betimit një akt antikushtetues në ligjet shqiptare. Një akt që dhunon në mënyrë flagrante konventën evropiane të të drejtave të njeriut.

Dhe kjo bëhet vetëm e vetëm për pushtimin e Edi Ramës dhe grupeve të tij mafioze të tokave dhe trojeve në Himarë, të cilat Beleri nuk do i lejonte kurrë, tha Berisha.

“Shikoni se si, - vijoi ai - për interesa mafioze, për interesa strikt pasurimi, u bie vizë marrëdhënieve me një vend fqinj, i cili jo vetëm që nuk ka bllokuar, por ka mbështetur të gjithë procesin e integrimit europian dhe euroatlantik të Shqipërisë”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë