Politike

Çështja ‘Beleri’, Rama: Duhet ta zgjidhim mes dy vendeve, s’ka arsye të pengohen negociatat

Kryeministri Edi Rama tha se doli i kënaqur nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor, por pranoi përmes një konference për shtyp se çështja ‘Beleri’ kishte qenë pengesë e lajmit që Shqipëria priste atë të hapjes së kapitujve të parë me qëllim anëtarësimin në BE.  

Rama nënvizoi ndër radhë se kjo është një çështje bilaterale që duhet të zgjidhet mes dy vendeve dhe nuk duhet të kushtëzohet në nivel unioni, aq më tepër në një fazë që, siç e përshkroi ai, Shqipëria është në kuotat më të larta.

“Për hir të së vërtetës ka edhe një sensibilizim, shumë të lartë sidomos në shtetet më me eksperiencë më me jetë gjatësi në familjen e bashkuar europiane lidhur me faktin se si çështjet bilaterale të eksportuara nga  një vend anëtar në tryezën e BE-së krijojnë pengesa të paarsyeshme sepse cështjet bilaterale duhet të zgjidhen mes dy vendeve edhe aq me tepër është e pakuptueshme dhe e paarsyeshme që në një proces integrimi ku një vend hyn në negociata që do të thotë hyn në një fazë përfundimtare të shtetbërjes europiane duke përfituar përditë nga transferimi i dijes nga BE-ja të pengohet sepse ka një çështje bilaterale. Mbase do të ishte me e kuptueshme që kur vjen momenti që vendi i ka përfunduar të gjitha dhe i ka mbetur vota në fund mund të thotë; jo nuk jam dakord por kjo pengesë në një fare mënyre është e paarsyeshme dhe jo europiane në frymë dhe natyrisht rastet dhe historitë kane qenë jo një dhe dy por më shumë dhe nuk është rastësi (dhe këtë e kam thënë) që të gjitha këto raste vijnë nga zona e Ballkanit dhe nëse do të gjendet një rruge për të ndarë çështjet bilaterale nga procesi i negociatave Ballkani dhe vendi që janë të përfshira mund ta parashikojmë pa vështirësi se sa probleme mund të gjejmë rrugës mes njëra tjetrës aq më tepër kur bëhet fjalë për çështje të natyrës historike, për çështje të natyrës krejtësisht politike dhe jo për çështje që prekin ndonjë aspekt që lidhet me vlerat dhe parimet e BE-së”, tha Rama.

“Në raport me çështjen e dallimit aktual mes nesh dhe Greqisë, - vijoi ai,- unë nuk jam zgjatur por kam nënvizuar se kjo është një çështje mes nesh që duhet ta trajtojmë mes nesh dhe që në të gjitha rastet është një çështje që përsa na takon si Shqipëri ne nuk e shohim të lidhur as me procesin e negociatave por as me përmbajtjes e marrëdhënies tonë me Greqinë e cila është një partner strategjik dhe vend fqinj me të cilin duam t’i thellojmë marrëdhëniet e fqinjësisë dhe patjetër të forcojmë miqësinë duke bërë gjithçka që na takon ne, dhe ne duam të jemi një vend europian në Ballkan jo një shtet ballkanik në BE. Shqipëria duhet dhe mund edhe me punë të përbashkët të bëhet Evropa e Ballkanit.  Ajo i ka të gjitha për tu bërë Evropa e Ballkanit dhe transformimi i brendshëm i Shqipërisë është shumë i rëndësishëm dhe ndryshimi i Shqipërisë nga një vend i prapambetur një vend rrumpalle ballkanike në një vend që funksionon si shtet anëtar i BE-së është po aq i rëndësishëm mbase më i rëndësishëm sesa vetë anëtarësimi i Shqipërisë në BE dhe për këtë arsye pozicioni ynë është ky”.

Sipas tij, ka pasur një keqkuptim që lidhet me natyrën teknike të funksionimit të procesit.

“KE nuk merr vendim lidhur me këtë, Këshilli Europian ngarkon mbledhjen e ambasadorëve të vendeve anëtare që në ditët e ardhshme të procesojë nga pikëpamja formale teknike lidhur me të gjitha vendet bazuar me raportet progreset e çdo vendi që përfaqësohet nga ambasadorët e vet, pra unë mbetem optimist që ky ngërç për të cilin nuk dua të zgjatem se kam folur shumë do të kapërcehet, por mbetem i bindjes se kapërcehet apo jo kjo çështje Shqipëria praktikisht nuk vonohet asnjë dite sepse ndërkohë ne do të vazhdojmë dhe do të bëjmë detyrat tona dhe për me tepër tani kemi një instrument te jashtëzakonshëm që ia kam shpërndarë miqve të familjes europiane bashkë me një urim nga Shqipëria dhe shqiptarët dhe ne do të jemi gati për BE-në shumë më shpjet sesa BE-ja të jetë gati për ne”, tha ai.

Rama tha se kishte mbajtur një qëndrim edhe për konfliktin Serbi-Kosove.

‘Është koha për Serbinë që të përballet me vetveten dhe të vendosë të gjithë gurët tek e ardhmja europiane e rajonit dhe t’i përgjigjet në mënyrë konstruktive ndryshimit pozitiv të Kosovës në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe po ashtu i jam drejtuar edhe përfaqësueses së lartë të Republikës së Kosovës si dhe kryeministrit në mungesë dhe atij të Serbisë gjithashtu në mungesë që Kosova nuk ka asnjë arsye, por mbi të gjitha nuk ka vetëm humbje nëse humbet interesin e miqve dhe të aleatëve të saj të mëdhenj në atë tryezë duke i sjellë sic është sjellë për një kohë të caktuar më parë cka është një humbje jo vetëm për Kosovën por për gjithë rajonin qe e ka të nevojshme si dritën si ajrin si ujin për jetën që të dalë përfundimisht nga zona e dhimbshme dhe degraduese e historisë dhe kam theksuar që tani është koha që Kosova të vazhdojë më tutje dhe të ndërtoje qasjen mbi themelin e ri që ka vënë dhe hapin shumë pozitiv që hodhi duke pranuar pas një humbje kohe të gjatë krijimin e Asociacionit të komunave me shumice serbe dhe duke bere kështu që t’i hapë rrugë restaurimit të besimit shumë të dëmtuar të miqve dhe aleatëve por edhe miqve dhe përfitimeve që vijnë nga një marrëveshje përfundimtare me Serbinë për të ardhmen e Kosovës dhe rajonit dhe kam bërë thirrje së bashku me presidenten e Kosovës që Këshilli Europian të heqë menjëherë të gjitha masat shtrënguese apo sanksionet që iu imponuan Kosovës për arsye të njohura dhe të kuptueshme në atë kohë dhe duke bërë këtë t’i japë Kosovës mbrapsht një inkurajim dhe vlerësim pozitiv për ndryshimin pozitiv të kursit të Kosovës”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë