Politike

Berisha në arrest shtëpie/ Avokatët ankimojnë vendimin e GJKKO

Avokatët mbrojtës të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë ankimuar në Apel vendimin e GJKKO-së e cila vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie.

Më herët, GKKO vendosi zëvendësimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues ndaj Sali Berishës me atë të“arrestit në shtëpi”. Sipas këtij vendimi, Sali Berisha, nuk duhet të largohet nga banesa e tij si dhe nuk duhet të  komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.

Ai do të mbikqyret gjithashtu nga shërbimet e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kundër këtij vendimi nornalisht pala e akuzuar mund të bëjë ankim  brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë