Politike

Berisha: Akuzat politike, jam i përgatitur për çdo gjë. Malltezi i akuzuar vetëm se është dhëndrri im (për klubin “Partizani” akuzon  Ramën dhe Nanon)

Sali Berisha është nën akuzë për korrupsion pasiv, kryer ne bashkepunim. Me vendim të GJKKO atij i është sekuestruar pasaporta të udhëtojë jashtë.

Në një konference të paralajmëruar dhe të vonë në ambientet e selisë blu ku ishin të pranishëm edhe deputetë e militantë, ai ka deklaruar se akuzat janë politike dhe se masa e sigurisë ndaj tij dhe arrestimi i Jamarber Malltezit është “porosi politike e kryeministrit Edi Rama”.

Berisha tha se akuzat janë politike, nuk qëndrojnë dhe se nuk është bërë asnjë shkelje me privatizimin e ish-Kompleksit Partizani. Megjithatë, ai nuk tha i pyetur nga media nëse do të paraqitej në gjykatë, kur u përgjigj se, “kjo betejë është pjesë e kauzës së tij”

“Këto akuza janë të mirëfillta politike.

Sali Berisha është i përgatitur për çdo gjë për kauzën e tij.

Është pjesë e kauzës time kjo betejë.

Ai tregoi se vendosi diktaturën, unë do qëndroj me gjithë forcën time.

Kudo!

Të akuzosh Sali Berishën për larje parash, duhet të jesh i pafytyrë.

Por ata që firmosin gjëra të tilla, as kaanë fytyrë, as kanë karakter.

Të akuzosh për korrupsion për një gjë, për një gjë për të cilën nuk ka asgjë në mënyrë absolute, përveç faktit se Jamarbër Malltezi është bashkëshorti i vajzës sime.

Pra, mirëfillti gjithçka politike. dhe nuk ka asnjë lidhje me Sali Berishën.

Nuk kanë kapur dot asgjë.

Po t’i pyesësh tani, thonë se vazhdojnë hetimet. Por nuk kanë kapur dot asnjë shkelje të vetme në procesin e privatizimit”, tha ai.

Ai tha disa here se, Jamarbër Malltezi është ndaluar vetëm për një arsye; se është dhëndrri i tij.

“Burgimi politik do të thotë diktaturë! Sali Berisha po lufton diktaturën.

Burgimi do të thotë diktaturë dhe Sali Berisha po lufton diktaturën. Është arrestuar një njeri që nuk është pyetur kurrë në jetën e tij.

Sepse frikacakët, mercenarët, nuk kanë guxuar ta pyesin, sepse do rrëzohej çdo mashtrim, çdo falsifikim, çdo fshehje dokumenti e tyre.

Edhe njëherë e them.

Ju e shihni, nuk ka asnjë akuzë për klubin. Nuk ka asnjë akuzë” tha ai.

Berisha akuzoi drejtpërdrejtë Edi Ramën dhe bashkëshorten e tij Linda Rama, ndërsa nuk kurseu as prokuroren që ka firmosur për kërkesën për arrestim të dhëndrrit të tij.   

“Edi Rama, pasi ka humbur mandatin e deputetit, siç thotë Kushtetuta, me tenderat që ka fituar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, thjeshtra e tij me emrin Xhillari në kompaninë I Riu, me tenderat që ka fituar Fangu apo burri i motrës së Linda Ramës, me implikimet e kësaj të fundit në bordet e bankave, de facto në përputhje me Kushtetutën, ai nuk është më deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Edi Rama, pasi ka grabitur në mënyrë suksesive votën e shqiptarëve dhe eliminoi pluralizmin politik në parlament, pasi u damkos nga qytetarët e Kosovës si vëllau i Vuçiçit, nga opozita si argat i Beogradit, nga bota si Pashiqi shqiptar, dhe pas fillimit të lëvizjes opozitare pa kthim dje në parlamentin e Shqipërisë, ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë, të denoncuar publikisht në këtë sallë, për fshehje dokumentesh, për manipulim dosjesh, për bashkëpunim me krimin dhe bandat, për të lëshuar urdhër në kundërshtim me Kushtetutën, nenin 73 të saj, i cili përcakton se liria e deputetit në çdo formë, lëvizje, nuk mund të cenohet pa miratimin e parlamentit.

Por, duke qenë autor i një propozimi të tillë në vitin 2012, që ky nen të hiqet, unë pranoj plotësisht sfidën.

Pra, as kufizimi im për të lëvizur në Shqipëri, unë jam deputet dhe duhet të takohem me zgjedhësit, të cilët sot ndjehen më Sali berishë se kurrë.

As kufizimi im për të lëvizur në Europë, nuk mund të ndodhte kurrë pa miratimin e komisioneve parlamentare”, tha Berisha.

Berisha tha se kjo nuk do të ndalojë qëndresën pa kthim të opozitës

“Siç informohem ndaj meje është ngritur akuza për korrupsion pasiv dhe larje parash, kurse dhëndri im është ndaluar sot në aeroport tek priste të shoqen, që kthehej nga jashtë.

Ndalohet pa u marrë kurrë në jetën e tij në pyetje për asnjë problem nga asnjë prokuror, asnjë gjykatës i vendit.

Lidhur me këto akuza, deklaroj që në krye: se janë absolutisht pa asnjë bazë dhe sulme të ulëta të mirëfillta politike të Edi Rramës dhe jo vetëm atij.

Edi Rama mendon se duke angazhuar prokurorinë e tij kundër meje, dhe ndaluar familjarët e tij si kundërshtar politik, në momentin kur opozita ka nisur më e vendosur se kurrë, betejën pa kthim për rivendosjen e pluralizmit politik, rikthimin e votës së lirë dhe shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, do mund të frenojë dhe godasë aksionin opozitar.

Me këtë rast deklaroj se asnjë manipulim, asnjë veprim i paligjshëm dhe asnjë drejtësi e instrumentalizuar nuk mund të ndalojë qëndresën pa kthim të opozitës deri në fitoren e plotë të saj”, tha ai.

Më tej, Berisha shtoi:  

“Këto masa dhe cdo masë tjetër, e karakterit strikt politik, vetëm sa shumëfishojnë motivimin e Sali Berishës, bashkëpunëtorëve të tij dhe qindra e mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve në betejën e tyre pa kthim që nisën dy ditë më parë në parlamentin shqiptar.

Në betejën kundër regjimit të Edi Ramës, ndjehem jo më pak i motivuar se 32 vite më parë, në kohën e betejës kundër etërve të tij mizore.

Dhe së shpejti, Sali Berisha, opozita shqiptare, mbështetësit e saj, do i rezervojnë Edi Ramës, fatin e etërve të tij xhelatë”

Lidhur me ndalimin e Jamarbër Malltezit, Berisha deklaroi:

“Jamarbër Malltezi nuk është thirrur në jetën e tij nga asnjë prokuror apo asnjë gjykatës për asnjë çështje.

Prej tre vitesh, me padi të rreme të ngritura nga Taulant Balla, SKAP-i i partisë koa hetuar privatizimin e klubit Partizani.

Pikërisht se nuk kanë gjetur dot asnjë shkelje të vetme, nuk kanë guxuar ta thërrasin kurrë në prokurori, por kanë preferuar të shpërndajnë lajme të rreme me gazetarë të keqpërdorur të oborrit qeveritar për gjoja abuzime.

Klubi i Partizanit nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes i Forcave të Armatosura me propozimin e Sali Berishës dhe as me firmën e Bamir Topit, por nga presidentë të tjerë para Bamir Topit.

Destinacioni i klubit Partizani, nga terren sportiv në truall për ndërtime, është ndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Sali Berishës.

Është ndryshuar pra destinacioni i karakterit sportiv nga vetë Edi Rama. Me dokumenta.

Njohja dhe kthimi te pronarët e ligjshëm të pronarëve të klubit Partizani, janë gjashtë familje dhe 64 anëtarë, është bërë nga Komisioni i Kthimit të Pronave dhe gjykatat nga vitit 1994 deri në vitin 2006.

Privatizimi i klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos.

Muaj më parë, prokurorja e SKAP-it, simotra biologjike e Taulant Bego Jaris, ka sekuestruar kompjuterat e kompanisë që mbante kontabilitetin e Jamarbër Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë duke mashtruar gjykatën: ajo ka deklaruar se kthimi i pronave ka filluar në vitin 2006, në një kohë kur ky është një proces i njohjes, madje i kthimit nga viti 1994-1995.

Ajo është përpjekur të krijojë konfuzion dhe gënjeshtra me nënkuptim për sipërfaqen e privatizimit. Shtoj këtu se çdo centimetër dhe metër katror e sipërfaqes së privatizuar, është e firmosur nga 7 firma të bashkisë së Edi Ramës.

Ajo në gjykatë ka spekuluar në mënyrë të paturpshme me çështjen e ortakërisë së Jamarbër Malltezit me bashkëinvestitorë. Ortakëri e cila në asnjë rast nuk përbën vepër penale dhe nuk ka asnjë lidhje me SPAK-un e parties”, tha ai.

Më tej Berisha nënvizoi: “Për njëfarë periudhë, bashkëinvestitorët kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre me kontratë të noterizuar, në përputhje të plotë me kuadrin ligjor. Çdo transaksion është bërë vetëm në rrugë bankare, duke depozituar pranë institucioneve, kontratën e noterizuar.

Ndryshe nga sa gënjen përfaqësuesja e Taulant Ballës, çdo transaksion është deklaruar pranë tatimeve, bankës dhe institucionit të larjes së parave.

Me fillimin e tërheqjes së dividentit, në përputhje me kontratën, Jamarbër Malltezi, nga kontrata kanë kaluar në shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.

Ndërsa marrëdhënia me kontratë është përgjegjësi e pakufizuar, e plotë dhe totale. Kurse në shoqëri, përgjegjësia është e kufizuar.

Në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar, kanë kaluar sipas kuotave të përcaktuara në kontratë.

Pra, për të justifikuar sekuestron e kompjuterëve të kompanisë, prokurorja Mellonai, ka gënjyer në mënyrë të paskrupullt”.

Sipas tij, Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër prokurores Millonai

“Jamarbër Malltezi ka reaguar, së pari ka paditut në SKAP, Taulant Ballën për kallëzim të rremë, pasi siç e dini ai doli para shqiptarëve dhe paraqiti një dekret të Jakomonit dhe tha se ja ku janë 6 familjet e terrenit Partizani që janë shpërblyer nga regjimi i pushtimit italian.

E vërteta është që ato familje të atij dekreti, nuk ishin asnjëra nga ato që kishin pronat e klubit Partizani. Ishin të gjitha pronare të pronave që ishin të paktën 1 kilometër larg klubit Partizani.

Jamarbër Malltezi po përgatiste padinë e dytë kundër Mellonait, për dy arsye.

E para, kjo zonjë, dhe unë e kam denoncuar, në mënyrën më banditeske, dosjen e padisë që ka ngritur Jamarbër Malltezi ndaj Taulant Ballës për shpifje. Dhe pas vlerësimit të Gjykatës së Lartë, ky dosjen do e dërgonte në Gjykatën Kushtetuese, pasi rregulli për t’iu drejtuar Strasburgut, kërkon që të ezaurohen të gjitha gjykatat e vendit.

Mellonai, për të shpëtuar sivëllain e vet biologjik, merr dosjen dhe nuk ia jep dosjen prej tre vitesh, duke i mohuar qytetarit të drejtën themelore për proces gjyqësor të rregullt.

Më duhet, thotë. Po po t’u desh, mbaj origjinalin, jep dosjen e njësuar. Nuk e jepte, do mbronte me çdo kusht Taulant Ballën.

Ky proces do vazhdojë, sigurisht”, tha ai.

Më tej Berisha theksoi: “Si përfundim unë them se ndalimi i Malltezit vjen pikërisht kur opozita po bashkohej në Kuvend dhe kur aksioni i saj po i jepte përgjigjen e merituar mazhorancës së dalë nga gryka e armëve të bandës së Bajrëve dhe bandave të tjera të vendit.

Mercenarët e SKAP-it të partisë, që përdoren si kamikazë politike kundër opozitës dhe nga ana tjetër si inceneratorë të provave ulëritëse të korrupsionit dhe inkriminimit të Ramës dhe pushtetarëve të tij, duhet ta kenë të qartë se keqpërdorimi dhe më pas flakja si limona të shtrydhur, nuk do i shpëtojë nga përballja me ligjin dhe drejtësia.

Sali Berisha nuk i është larguar asnjë beteje politike gjatë këtyre 32 viteve. Kjo sfidë vetëm ia rrit bindjen dhe motivimin për t’u përballur me regjimin e krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës dhe larove të tij.

Aksioni i opozitës së vërtetë nuk ndalet dhe kjo lëvizje e  menduar si pengesë për të, vetëm do ta forcojë atë.

Ne do vazhdojmë betejën”

“...Nuk ka këtu asnjë çështje personale. Pas kësaj çështje fshihet vetëm Edi Rama.

Sepse Arben Ahmetajn e ka arrestuar Linda Rama.

Ju nuk keni të drejtë të mos rikujtoni ato që u kam thënë këtu.

Edhe dje një kolegu juaj më thoshte se duket sikur po e mbron Arben Ahmetajn. Jo, absolutisht.

Po të merrni deklaratat e mia, pakkush mund të ketë më shumë deklarata se unë.

Por nuk pranoj kurrë unë, që Linda Rama të bëjë gjah shtrigash.

Atë nuk e pranoj unë.

Sepse ato faturat e hoteleve, atij gjobëvënësit, Doçit, ia ka dorëzuar Linda Rama.

Këtë nuk mund të pranoj unë. Morali im nuk i pranon këto.

Për të mos thënë ca gjëra të tjera. Do ketë kohë për to...

...Kanë fikur dritat në qytete të tëra që të mos ndjekin konferencën time të shtypit.

Frikacakë! Urdhëro çfarë tmerri kanë” tha në fund Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë