Pushuesit duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet e zhytjes në ujë të cekët dhe rreziqet që paraqesin parqet ujore, ka paralajmëruar një kirurg i shtyllës kurrizore. “Një moment i vetëm mund të çojë në dëmtime të mëdha dhe paralizë, të cilat shpesh nuk mund të rikuperohen më, thotë Evan Davies, nga Spitali Universitar Southampton. Kohët e fundit ai operoi një pacient i cili kishte thyer shtyllën kurrizore duke u zhytur në shkëmbinj në Kroaci.
Një tjetër person dëmtoi qafëm e tij, pasi u hedh në një park ujorë në Spanjë.
David Briffaut, 23 vjeç, humbi vetëdijen pasi goditi një shkëmb më kokë, teksa zhytej në ujë në Benidorm në 8 korrik. Ai u plagos rëndë në incident dhe ngeli i paralizuar.
Z. Davies, një kirurg konsulent i shtyllës kurrizore, u bëri thirrje njerëzve që shkojnë me pushime të kenë parasysh për rreziqet e mundshme, sepse “jeta mund të ndryshojë në çast”.
“Ajo që shpesh mund të duket emocionues për një çast, mund të jetë shkaku i gjithë ndryshimit të jetës tuaj”.
Mjeku këshillon njerëzit që të jenë shumë të kujdesshëm dhe të mendojnë mirë pasojat që mund të kenë zhytjet në ujë.
David Briffaut u plagos rëndë gjatë një rrëshqitje në një park ujor në Spanjë.
“Pra, kryeni një vlerësim të shpejtë të tuajin, kur vizitoni atraksione siç janë parqet ujore dhe nëse keni dyshim për sigurinë, shmangni atë.” Z. Davies tha se nuk ka kaluar asnjë vit, pa trajtuar një pacient nga pasojat e zhytjes në ujërat e cekët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.