Bota

Belgjikë, zjarr në një bllok apartamentesh: të paktën 5 të vdekur (video)

Gazeta Si – Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në një zjarr që shpërtheu në një ndërtesë 10-katëshe në Anversë, raporton policia belge.

Një re e dendur tymi u ngrit nga kati i tetë i ndërtesës në lagjen “Linkeroever” të qytetit të dytë më të mdh pas Brukselit.

Pamjet dramatike video – të cituara nga BBC – tregojnë një burrë që zbret nga ballkoni i tij në dritaren e një fqinji për t’i shpëtuar tymit të zi.

Policia deklaron se më shumë se 200 njerëz jetojnë në ndërtesë dhe se trupat e disa viktimave janë gjetur tashmë.

Ekipet e reagimit ndaj emergjencave u mobilizuan menjëherë: disa ekipe shpëtimi dhe oficerë policie – përfshirë një njësi të specializuar në operacionet me dronë – u dërguan në vendngjarje. Një plan emergjence mjekësore u aktivizua për të parandaluar mbingarkesën e spitaleve aty pranë.

Në një mesazh të postuar në mediat sociale, kryeministri belg, Bart De Wever – njëherësh kryetar bashkie i Antwerpit – deklaroi: “Mendimet e mia janë me viktimat dhe banorët e evakuuar për shkak të zjarrit të tmerrshëm në Linkeroever. Mirënjohja ime më e thellë shkon për shërbimet e emergjencës, të cilat po bëjnë gjithçka që është e mundur për të shpëtuar shpejt dhe në mënyrë të sigurt shumë njerëz të përfshirë dhe për të vënë nën kontroll flakët”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë