Lajme

Bebe Rexha në Bubq: Kam gjak shqiptari, do të ndërtoj dy shtëpi

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka ardhur dhe ka parë nga afër situatën në fshatin Bubq pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, ku u shënuan 51 viktima.
“Do jem gjithmonë këtu për Shqipërinë. Zemra ime pulson gjak shqiptari dhe jam shumë e lumtur që jam sot këtu. Duhet të përpiqemi që t’u ndryshojmë disi jetën njerëzve pas tronditjes që ka marrë nga 26 nëntori. Sot me rëndësi është të ndihmojmë njerëzit”, u shpreh Bebe Rexha për mediat.
Këngëtarja shprehu ngushëllimet për viktimat, ndërkohë që tha “Zoti i çoftë në xhenet”.
Bebe Rexha ka takuar nga afër familjarët, të cilëve do t’u ndërtojë shtëpinë.
Ajo tha se do e fillojë punën e saj me ndërtimin e dy shtëpive dhe se dëshiron të kontribuojë në ndërtimin e shkollave.
Përmes “GoFondMe”, Bebe Rexha ia ka dalë që në shumë pak kohë të mblidhte 100 mijë dollarë ndihma për tërmetin dhe tha se do të sigurohej personalisht që këto para të përdoreshin atje ku ishte e nevojshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë