Ne rrjet

BE shpëton Malin e Zi nga “kthetrat kineze”

Bashkimi Europian ka vendosur të ndërhyjë për ta shpëtuar Malin e Zi nga falimentimi, për shkak të një borxh të lartë ndaj Kinës.

 Një institucion financiar evropian është gati për ta ndihmuar Malin e Zi që të shlyejë borxh prej një miliard dollarësh, të cilin Podgorica e mori për ndërtimin e një autostrade që kalonte mes për mes vendit.

Ministri malazez i Financave, Millojko Spajiç, tha se kredia me interes të ulët nga institucioni financiar europian do t’i mundësojë Qeverisë malazeze të bëjë kursime dhe të ulë normat e interesit.

"Më shumë se 90 për qind e autostradës është e ndërtuar dhe seksioni më i rëndësishëm duhet të përfundojë deri në fund të vitit", shprehet ministri Spajic

Bashkimit Evropian konfirmoi e marrëveshja për sigurimin e kredisë është drejt përfundimit dhe se ajo do të nënshkruhet nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Mali i Zi i ka kërkuar javë më parë ndihmë të BE-së të ripaguajë  huanë.

Kina ka financuar ndërtimin e autostradës Bar-Boljare, e cila do të lidhë Serbinë, Malin e Zi dhe Italinë, por ky projekt ka ngritur pikëpyetje serioze në Podgoricë. Sipas një sërë ekspertësh, ndërtimi i autostradës do ta çonte vendin në një situatë shumë kritike financiare nëse Mali i Zi nuk do të ishte në gjendje të shlyente kreditë e ofruara nga Kina brenda afatit të caktuar. Ata kanë paralajmëruar madje se falimentimi i shtetit është një nga skenarët më të këqij, por edhe të mundshëm

Autostrada, e cila nuk ka përfunduar ende, dhe borxhi për të cilën Mali i Zi ka marrë kredi nga Banka Export-Import e Kinës, janë në qendër të një debati të nxehtë për ndikimin e Kinës në Europë. Kina ka investuar miliarda në rajon dhe ka rritur shqetësimet për varësi financiare nga Pekin,  gjë që mund të komplikojë zgjerimin e BE-së drejt lindjes dhe shpresat e Malit të Zi për t’u anëtarësuar në BE.

Kina ka thënë mund t’i marrë Malit të Zi portin e Barit dhe një pjesë të territorit për të shlyer borxhin që Podgorica ka marrë nga Pekini. Fillimisht Kina raportohet se i ka kërkuar Malit të Zi një pjesë të bregdetit, por për momentin Pekini duket se ia vënë syrin në veçanti portit më të madh në vend.

Ministri malazez i Financave Milojko Spajić i ka dërguar një letër dërguar Bankës Kineze Exim, duke kërkuar një zgjatje të periudhës së larjes së kredisë. Podgorica thotë se i duhen të pakten tre vjet për pagimin e saj. Letra u shkrua pasi Zëvendës Kryeministri Dritan Abazovic kërkoi ndihmë nga Parlamenti Europian në mënyrë që të çlironte Malin e Zi nga dominimi i Kinës dhe Rusisë".

Ndërkohë, ndërtimi është duke vazhduar me një ritëm më të ngadaltë.

Një sërë ekspertësh ngritën dyshime nëse Mali i Zi duhet të përfshihej në një projekt kaq ambicioz, duke marrë parasysh numrin e banorëve dhe mbi të gjitha, nëse autostrada do të jetë fitimprurëse, duke pasur parasysh se kalon nëpër një terren malor pothuajse të pabanuar.

Edhe pse rreziqet janë të mëdha, presidenti Milo Gjukanoviç mbështeti jo vetëm këtë projekt por edhe investime të tjera të ngjashme që vijnë nga Kina. Në vitin 2005, në kohën e Unionit Shtetëror të Serbisë dhe Malit të Zi, Gjukanoviç ishte një nga mbështetësit më të hershëm të autostradës Bar-Boljare. Qeveria argumentoi se ky projekt do të sillte rritje ekonomike në rajonin e pazhvilluar ku do të kalojë, përmirësimin e tregtisë me Serbinë, si dhe përmirësimin e infrastrukturës malazeze. I gjithë ndërtimi është planifikuar në katër faza, e para prej të cilave është një rrugë 41 kilometra e gjatë që shtrihet në veriun kodrinor të vendit fqinj dhe do të përfundojë në maj të këtij viti. Tre fazat e tjerat do të jenë të vështira, për arsyen e thjeshtë se shteti malazez nuk mund të marrë hua shtesë.

Dy të tretat e punëtorëve janë kineze dhe kompania kontraktore ka lidhur një marrëveshje me Podgoricën që materialet dhe pajisjet e importuara të ndërtimit të kalojnë pa paguar tarifa shtesë


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë