Ne rrjet

BE sanksione ndaj Turqisë për kërkimet për gaz në Qipro

Bashkimi Europian po përgatitet të vendosë sanksione kundër Turqisë për shkak të kërkimit të naftës në brigjet e Qipros në Mesdheun Lindor. Ministrat e jashtëm të BE dhanë dritën e gjelbër për një sërë masash kufizuese, të cilat kanë të ngjarë të prekin në mënyrë të drejtpërdrejtë qeverinë turke.
Kuadri ligjor i miratuara nga në një mbledhje të Këshillit të BE-së në Bruksel do t'i lejojë unionit të sanksionojë individë ose subjekte përgjegjës të përfshirë në kërkimin e naftës në Qipro.
Kërkimet e vazhdueshme për gaz në Mesdhe kanë bërë që Greqia dhe Qiproja t’i kërkojnë me urgjencë Bashkimit Europian të marrë masa ndëshkimore kundër Turqisë, duke kërcënuar madje edhe me veto për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Sanksionet u diskutuan nga ambasadorët e BE-së të mërkurën, javën e kaluar por sipas disa diplomatëve përfaqësuesi hungarez tha që ai pajtohej me këtë vendi,k pa marrë më parë dritën jeshile nga Budapesti. Të enjten Kryeministri Hungarez Viktor Orbán u takua me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Anije turke ne Qipro. Gazeta Si, 2019

Sanksionet do të konsistojnë në ndalimin e hyrjes në BE dhe ngrirje të pasurive për persona dhe kompani të përfshira në shpimet e naftës. Ministrat e jashtëm të BE ranë darkort që këto sanksione të hynin në fuqi muajin e ardhshëm.
Qiproja dhe Turqia janë përplasur vazhdimisht për depozitat e gazit natyror që besohet të shtrihet thellë në detin e Mesdheut lindor. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur një qëndrim gjithnjë e më të ashpër mbi kërkimet për gaz në Mesdhe në një kohë kur ekonomia turke është në rënie. Pavarësisht shprehjeve të habisë në Uashington dhe në kryeqytetet e tjera perëndimore, kreu turk ka paralajmëruar vazhdimisht kompanitë e huaja të naftës që marrin pjesë në kërkimet për naftë në Mesdhe.

Ankaraj ka argumentuar gjatë se zonat detare të Qipros, të njohura zyrtarisht si zona e saj ekskluzive ekonomike, bien nën juridiksionin e Turqisë dhe komunitetit turk të ishullit.
Që nga viti 1974, kur Qiproja u nda përgjatë vijave etnike, Ankaraja ka refuzuar të pranojë komunitetin grek qipriot të vendosur në jug të ishullit.
Qeveria grekoqipriote në Nikozi, e mbështetur nga anëtarë të tjerë të BE-së, ka pohuar në mënyrë të përsëritur se është e drejta sovrane e Qipros të zhvillojë kërkime në ujërat rreth ishullit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë