Mendim

BE në betejën kundër koronavirusit pa Merkel, ajo do të punojë nga shtëpia

Tani situata në Europë paraqitet tejet serioze.

Lajmet i orëve të vona të së dielës se Kancelarja Angela Merkel ka kaluar në karantinë pasi një mjek që kishte takuar së fundmi kishte rezultuar me koronavirus, e ka shtyrë tashmë jo vetëm Gjermaninë, por edhe BE-në drejt frikës.

Liderja 65 vjeçare e BE u ekspozua nga virusi kur mjeku i bëri një vaksinë.

Sidoqoftë, nëse ka një gjë që u është dhënë gjermanëve si ngushëllim në mes të trazirave në javët e fundit, është se Merkel, “liderja de facto e BE-së”, e cila ka udhëhequr kontinentin përmes një sërë krizash 15 vitet e fundit është akoma në krye.

Edhe kritikët e Merkel pranojnë se ajo është një themel sigurie në periudha të pasigurta, duke e udhëhequr BE-në përmes krizës financiare të viteve 2008-2009, krizës së borxheve të eurozonës që filloi në 2010 dhe fluksit të refugjatëve të vitit 2015.

Merkel ishte politikania më popullore e BE-së përpara pandemisë koronavirusit dhe si ajo ashtu edhe Administrata e saj kishin kaluar dy javët e fundit duke u përpjekur të forconin besimin e gjermanëve dhe europianëve. Në ditët e ardhshme, parlamenti i Gjermanisë pritet të përshpejtojë një seri masash urgjente për të mbrojtur ekonominë.

Megjithëse ajo mbetet në krye të të gjitha masave, tha zëdhënësi i Merkel. “Ajo do të vazhdojë të punojë nga shtëpia”, vijoi zedhenesi.

“Ishtë e rëndësishme të dërgoni një sinjal të fortë se jemi këtu për njerëzit dhe bizneset,” tha Ministri i Financave Olaf Scholz gjatë fundjavës.

Scholz, i cili është edhe nënkancelar, ka të ngjarë të marrë përsipër përgjegjësitë e Merkel, të paktën për një periudhë të përkohshme, nëse gjendja e saj shëndetësore përkeqësohet. Vendimi do të qëndronte në duart e Presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier.

Të dielën, pak para se Merkel të hynte në karantinë, ajo njoftoi një shtrëngim të mëtejshëm të kontrolleve mbi lirinë e lëvizjes dhe mbyllje të detyrueshme për shumë biznese jo thelbësore, përfshirë restorantet dhe kafenetë, të cilat kishin mbetur të hapura përgjatë disa orëve të ditës.

Deri të dielën, më shumë se 24,000 qytetarë Gjermaninë ishin infektuar. Megjithëse ritmi i infeksioneve të reja është ngadalësuar pak gjatë katër ditëve të kaluara, vendi më i fuqishëm i BE-së është larg nga tejkalimi i krizës. Numri i vdekjeve të koronavirusit në Gjermani deri më tani është nën 100, por pritet të rritet ndjeshëm në javët e ardhshme.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi vazhdoi të rritet të hënën, pasi të dhënat e fundit tregojnë se 14.600 njerëz kishin humbur jetën në të gjithë botën dhe më shumë se 335,000 persona janë infektuar.

Kancelarja gjermane Angela Merkel i bashkohet miliona njerëzve në të gjithë Europën që aktualisht janë në karantinë, ku rekordin e mbajnë Italia, Franca, Spanja dhe shumë kombe të tjera europiane.

Pak para njoftimit se mund të ishte infektuar, Merkel tha se grumbullimi i më shumë se dy personave do të ndalohej “për të paktën dy javë” për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Qytetarëve gjermanë do t’u kërkohet të qëndrojnë 1.5 metra larg ndërsa restorantet dhe parukeritë do të mbyllen, tha ajo.

Më Shumë