Ne rrjet

BE: Kosova të emërojë negociator për dialogun me Serbinë

Në ditën e parë në detyrë, Bashkimi Europian i kërkoi qeverisë së re të Kosovës të rifillojë sa më parë dialogun me Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, duke vendosur një kusht.

Duke folur në kushte anonimiteti, për Radio Europa e Lirë, një zyrtar i lartë i BE-së deklaroi se qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti të emërojë një kryenegociator për dialogun dhe një ekip të posacëm që do të merret vetëm me këtë proces. Ai thoë se u takon shqiptarëve të Kosovës të vendosin se kush do t'i përfaqësojë ashtu sic i takon BE-ja vendos se kush do ta përfaqësojë atë. Kjo deklaratë duket se i referohej komenteve të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se ai nuk do të marrë pjesë në dialogun që ndërmjetësohet nga i dërguari i posaçëm i BE-së Miroslav Lajçak.

Ky i fundit duket të ketë biseduar me shumë zyrtarë të Kosovës, por jo edhe me presidentin Thaçi i cili mësohet se i është përgjigjur duke thënë se“nuk ka kohë sepse është i zënë duke u përballur me pandeminë”.

BE kërkon që Prishtina të caktojë një të dërguar të posaçëm i cili do të merret vetëm me dialogun me Serbinë 24 orë në ditë dhe kjo dëshmon se BE-ja e ka kuptuar se kësaj teme, si dhe tërë rajonit, duhet kushtuar më shumë kujdes.

Përfaqësuesi i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak.

Ndryshimi i kufijve, thonë tashmë shumë burime në BE, nuk do të jetë në tryezë sepse është kuptuar se një ide e tillë ka ndikim negativ, është kundër vlerave europiane dhe zakonisht pasohet me trazira etnike.

“Pikërisht për shkak të ndikimit që mund të ketë në rajon, si dhe në të ardhmen evropiane të rajonit, BE-ja nuk do tua lërë Beogradit dhe Prishtinës të arrijnë një marrëveshje pa u konsultuar me Brukselin”, thotë burmi. “Prandaj insistojnë që marrëveshja e cila do të duhej të arrihej mes palëve të jetë e pranueshme edhe për BE-në, të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të ketë ndikim pozitiv dhe stabolizues në rajon. Një marrëveshje e cila do të nënkuptonte ndryshimin e kufijve nuk besohet se do të ishte e tillë.”

Burimet e BE-së pohojnë se i dërguari i posaçëm Miroslav Lajçak planifikon të vizitojë sa më parë Prishtinën dhe Beogradin, për të pasur kontakte personale me partnerët, në mënyrë që të rifillojë dialogu. Ky dialog pritet të zhvillohet në Bruksel.

“BE e mirëpret rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog. Në BE pohojnë se SHBA-të kanë pasur rol edhe në të kaluarën si dhe një rol të pazëvendësueshëm edhe në rajon. Por, BE pret që të ketë më shumë transparencë për atë që po bën administrata amerikane për normalizimin e raporteve”, thotë Beogradi.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë