Treg

BE-ja po hyn në tregun e obligacioneve për të mbledhur 1.000 trilionë dollarë borxhe

Bashkimi Europian synon të mbledhë 1.000 trilionë dollarë borxhe për 5 vite, ndërkohë që po kërkon të rikuperohet nga dëmi i pandemisë.

Blloku po synon të lëshojë borxhin e parë nën fondin e NextGenerationEU gjatë muajit korrik të ktij viti. BE-ja do të përdorë një platformë inovatore për tregun e obligacioneve nëpërmjet një rrjeti bankash parësore. Rreth 1/3 e 800 trilionë dollarëve do të shkojë për obligacionet jeshile që synojnë mbrojtjen nga ndryshimet klimaterike. Ato do të shpallen gjatë verës dhe do të lëshohen në vjeshtë.

"Deri në qershor 2021, Komisioni do të jetë i gatshëm të fillojë mobilizimin e fondeve. Komisioni do të duhet të ekzekutojë operacione financimi deri në 150-200 miliardë Euro në vit gjatë periudhës deri në fund të vitit 2026," u shpreh përfaqësuesi i BE-së.

Kjo konsiderohet si tentativa e parë e BE-së për tregjet e bonove dhe po synohet sfida ndaj Thesarit Amerikan duke rritur integrimin në rajon të monedhës së përbashkët.

Akoma pritet ratifikimi i shteteve anëtare për planin e rimëkëmbjes. Gjermania mund ta kalojë paketën nëpër gjykata dhe partitë opozitare në Poloni po e kundërshtojnë.

“Nuk kemi kohë për të humbur. Të gjithë shtetet duhet të përshpejtojnë procesin,”- u shpreh Johannes Hahn, komisioner i buxhetit të BE-së.

Obligacionet do të shiten me afat maturimi nga 3 në 30 vite, por do të ketë dhe fatura afatshkurtër, që sipas komisionerëve  do të jetë mënyrë e shpejtë për të mbledhur paratë.

Programi është 56 miliardë euro më shumë se planet fillestare të përshkruara vitin e kaluar që ishin parashikuar me çmimet e vitit 2018. Hahn tha se Komisionit do t'i duheshin rreth 15 miliardë euro në vit në të ardhura shtesë në mënyrë që të shërbente interesin e borxhit.

BE do të fillojë të lëshojë borxhe përmes ankandit për herë të parë, si dhe sindikata përmes bankave. Platforma e re do të sigurohet nga një bankë qendrore kombëtare që është përdorur tashmë nga një prej "emetuesve të mëdhenj sovran", sipas dokumentit.

Paketa NGEU përfshin grante dhe hua për vendet anëtare. Kreditë do të kenë maturim 30-vjeçar, me një periudhë faljeje prej 10 vjetësh ndërsa kombet dalin nga kriza.

"Nuk është ekzagjerim të thuash që programi ynë NGEU do të ndryshojë lojën në tregjet e kapitalit", tha Hahn.

Burimi: Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë