Mendim

BE-ja nuk do të ketë kohë për Ballkanin Perëndimor në 2019

"Bashkimi Europian nuk do të ketë kohë për Ballkanin Perëndimor vitin e ardhshëm". Ky ishte përfundimi kryesor i një samiti ekspertësh për të ardhmen e marrëdhënive mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në vitin 2019, i cili u zhvillua këtë javë në Beograd.

Paneli i diskutimit, i organizuar nga Fondi Europian për Ballkanin, Grupi Këshillues i Politikave të Ballkanit në Europë (BiEPAG) dhe Portali Europian i Ballkanit Perëndimor, gjithashtu arriti në përfundimin se qeveritë e rajonit duhet të përqëndrohen në cilësinë e demokracisë, sundimit të ligjit për të ndalur largimit e të rinjve.   

Profesori në Universitetin e Gracit dhe eksperti i njohur i politikave të rajonit, Florian Bieber theksoi se viti 2018 ka qenë një vit përparimesh shumë të mëdha të cilat erdhën nga shpallja e vitit 2025 si një datë potenciale për pranimin e rajonit në BE.

Sipas tij, viti i ardhshëm do të ofrojë një pasqyrë të qartë të sukseseve, si Marrëveshja e Prespës.

Ai tha se marrëveshja në fjalë, e cila sipas tij ishte suksesi më i madh i rajonit, ndodhi pothuajse pa asnjë ndihmë nga BE-ja, gjë që demonstron se mekanizmat e përdorur nga Bashkimi për përmirësimin e demokracisë në rajon janë të dobëta dhe të pamjaftueshme.

"Hapësira për një marrëveshje midis Beogradit dhe Prishtinës po bëhet më e ngushtë dhe BE do të ketë gjithnjë e më pak kohë për të ndikuar në këto negociata … Nga ana tjetër, Marrëveshja midis Maqedonisë dhe Greqisë vjen pas pagimit të një çmimi të lartë politik nga Zaev dhe Tsipras", vlerësoi Bieber.

Duke iu referuar protestave aktuale në Europën Perëndimore, drejtoresha e Qendrës së Beogradit për Politikën dhe Sigurinë, Sonja Stojanović Gajić, tha se Bashkimi Europian ka harruar se gjërat mund të shkojnë keq kur bëhet fjalë për mosbesimin e qytetarëve ndaj qeverisë.

Ajo shtoi se frika nuk sundon vetëm në rajonin, por, sipas sondazheve, edhe në Europë. Qytetarët e kontinentit janë të shqetësuar për terrorizmin, emigracionin dhe ekonominë”, tha ajo.

"Ne duhet të punojmë për largimin e frikës në rajon dhe për ndryshimin e cilësisë së jetesës dhe demokracisë … Komunitetet lokale janë kyçe në luftën kundër frikës si në Ballkan ashtu edhe në BE. Marrëveshja e Prespës është një dëshmi se një shteti i kapur nga elitat e korruptuara mund të lirohet ", vlerësoi Stojanović Gajić.

Ndërkohë Vedran Džihić, hulumtues i Lartë në Institutin Austriak për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, tha se "tryezat e errëta" që parashikohen për vitin 2019 do të mblidhen për tri procese themelore, aderimi në BE, demokracia dhe ekonomia e tregut.

Sipas tij deri më tani, asnjë prej tyre nuk ka qenë në gjendje të kurojë depresionin ekonimik në rajon. "Parimi i BE-së ka qenë: bëni detyrat e shtëpisë dhe zbatoni reformat teknike dhe administrative (dhe ju do të bëheni anëtarë të BE-së).

Problemi është se Bashkimi Europian ka rënë në grackën e vet, sepse administrohet në mënyrë të konsiderueshme nga regjimet dhe strukturat autokratike ", tha Džihić.

Ai shtoi se fjala "demokraci" ka humbur vlerësimin dhe ka humbur virtytet e saj origjinale. Sipas Džihić, BE-ja dhe Ballkani përballen me sfida të përbashkëta, por se unioni europian nuk ka kohë të merret me rajonin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë