Ne rrjet

BE-ja gjen zgjidhjen magjike të tërheqë të rinjtë në votimet evropiane… i lutet Taylor Swift

Nënkryetari i Komisionit Evropian Margaritis Schinas e ka një zgjidhje për të rritur pjesëmarrjen e të rinjve në votime në zgjedhjet evropiane të këtij viti

BE-së i duhet vetëm një thirrje e veçantë nga vetë Taylor Swift.

"Askush nuk mund të mobilizojë të rinjtë më mirë se vete të rinjtë," tha Schinas të mërkurën gjatë një konference për shtyp. "Janë të rinjtë ata që mund të mobilizojnë moshën e tyre për të marrë pjesë, më shumë sesa komisionerët."

Dhe kush më mire mund ta bëjë sesa personi i vitit i revistës Time?

“Shpresoj shumë që dikush nga ekipi i saj mediatik ta ndjekë këtë konferencë për shtyp dhe t'ia përcjellë asaj kërkesën tonë,” tha Schinas.

Në fund të fundit, thirrja për votuesit e rinj nuk është diçka e re për Swift.

Shtatorin e kaluar, këngëtarja e "Shake it Off" inkurajoi 272 milionë ndjekësit e saj në Instagram që të regjistroheshin për të votuar dhe, brenda pak orësh, Vote.org raportoi më shumë se 35,000 regjistrime, një rritje prej 23 për qind nga viti i kaluar.

Gjatë karrierës së saj prej gati dy dekadash, Swift është ngatërruar me politikën amerikane, pavarësisht disa përpjekjeve të mëparshme për të qëndruar jashtë saj.

Dhe ndërsa zgjedhjet e qershorit të BE-së po afrohen, ku Schinas tha se një numër i lartë i pjesëmarrjes së të rinjve evropianë është "vendimtar" për demokracinë, zëvendës-presidenti i Komisionit shpreson që Sëift të jetë në gjendje të bëjë të njëjtën gjë për BE-në.

Swift, e cila po fillon turneun evropian Eras në pranverën e 2024 (jo shumë kohë përpara zgjedhjeve evropiane!), do të performojë në Paris më 9 maj. “Kjo është dita e Evropës", i kujtoi Schinas të gjithëve.

Votuesit do të votojnë, ndërsa Shinas shpreson…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë