Bota

Bashkimi Europian zgjat me një vit sanksionet ekonomike ndaj Rusisë

Nga Gazeta ‘Si’- Bashkimi Europian ka vendosur të zgjasë me një vit sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli i BE-së miratoi rinovimin e masave kufizuese deri më 31 korrik 2027.

Vendimi vjen pas marrëveshjes së arritur në mbledhjen e Këshillit Evropian më 18-19 qershor, ku liderët e 27 shteteve anëtare ranë dakord që rinovimi i sanksioneve të bëhet një herë në vit.

Në fuqi mbeten të gjitha sanksionet kryesore ekonomike të vendosura pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Kufizimet prekin tregtinë, sistemin financiar, sektorin e energjisë dhe eksportin e teknologjive me përdorim të dyfishtë, të cilat mund të shfrytëzohen si për qëllime civile, ashtu edhe ushtarake.

Gjithashtu vazhdon të mbetet në fuqi ndalimi i importit të naftës ruse të transportuar me rrugë detare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë