Njerez

Bashkia përgjegjëse për sigurinë e pallateve-Tarifa për ashensorin, bashkë me ujin dhe dritat?

Në një nga shumë pallatet e reja në zonën e Yzberishtit janë të paktë banorët, të cilët paguajnë për ashensorin, pasi diçka e tillë iu duket shpenzim i tepërt.

“Jemi vetëm tre-katër familje që paguajmë. Ashensori nuk është se mirëmbahet siç duhet. Vetëm në dy muaj janë ndërruar tre administratorë, ndërsa shumica e atyre që japin lekë për mirëmbajtjen e shkallës, i japin gati me zor”,- shprehet një banore e pallatit.

Një tjertër qyetare thotë se edhe ligji nuk I përshtatet kulturës shqiptarë të të jetuarit në komunitet.

“Nëpër pallate nuk paguajnë të gjithë. Për rrjedhojë edhe kujdesi për mirëmbajtjen e ashensorëve dhe pallateve lë për të dëshiruar. Ligji përkatës që kemi ne është kopjuar nga vende si Suedia, me sa kam marrë vesh unë. Po ndërgjegja jonë me suedezët është ku e ku.”, - vijon R.B., një tjetër qytetar, sipas të cilit, nëse nuk merren masa të rrepta për mbarëvajtjen e ashensorëve, shkallëve dhe mjediseve të tjera te përbashkëta, “do të ketë pasoja të mëdha.”

Disa prej tyre shprehin aprovimin se do të ishtë mirë që tarifa e ashensorit të mbahej me detyrim nga agjencitë shtetërore dhe jo të lihet në mënyrë vullnetare.

“Do të isha dakord me mendimin e shprehur nga disa qytetarë për këtë problem, që tarifa e caktuar për mirëmbajtjen e ashensorëve dhe mjediseve nëpër pallate të mbahej me dritat e ujin e pijshëm, ndryshe nuk merr vesh ky milet, se nuk bëhet fjalë për dy-tri familje, por për mbi 60% të banorëve”, thotë  R.B

Ligji thonë qyetarët duhet të ndryshojë.

“Me gjithë dakordësinë që institucionet të veprojnë, qytetarët duhet të mësojnë të jetojnë në komunitet dhe të paguajnë detyrimet për ashensorin. Qytetarët kanë përgjegjësi absolute për jetën e tyre në banesë!”,- komenton një tjetër qytetare, e cila shton se në bllokun e pallateve, ku ajo ka jetuar deri pak kohë më parë, në mes të Tiranës, “nuk i donte qejfi gjysmës së banorëve të paguanin për ashensorin.”

Pavarësisht se gishti tregues i fajit dhe përgjegjësive mund të shkojë në disa drejtime në të gjitha herët ai tregon bashkinë. Në Tiranë dhe në çdo qytet tjetër sipas qytetarëve, bashkia duhet të kontrollojë ata që kontrollojnë ashensorët, pasi është pikërisht kryetari i bashkisë, i cili ngarkohet nga ligji për administrimin e banesave për të emëruar administratorët e pallateve. Pikërisht i njëjti ligj (neni 39) detyron Bashkinë, që të kontrollojë sigurinë teknike të pallateve, çka përfshin edhe ashensorët.

Ashensori ku ndodhi aksidenti tek nje pallat ne zonen e Astirit ne Tirane

Pak ditë më parë një tjetër ashensor u u rrezua në Tiranë dhe u plagosën disa qytetarë dhe deri tani është ndaluar vetëm tekniku që ka kryer kontrollin. Rreth 3 vite më parë një nënë e re vdiq kur ashensori mori flakë, por nuk u gjet asnjë fajtor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë