Njerez

Astiri “getoja” e kryeqytetit

Në Astir zotëron kaosi. Nuk janë zhurmat, as trafiku i shkaktuar nga punimet që vijojnë në Unazën e Re. Por mbipopullimi që e kthen jetesën në këtë zonë të rrëmujshme dhe në dukje të pakontrollueshme.

Qytetarë nga të gjitha rrethet e vendit,  të ardhur në Tiranë dhe që kanë nisur një jetë të re metropolitane kanë blerë apartamente në pallatet e ngjitura me njëra tjetrën, shumë prej tyre me kredi e shumë me punë  disa vjeçare nga emigracioni. Vijon të ndërtohet dhe kjo industri po shuan me shpejtësi banesat informale që po kthehen në pallate të lartë , dhe njëherazi fushat po kthehen në kantiere. Teksa përbri tyre infrastruktura ose mungon tërësisht ose vijon vrullshëm të shpërndahet, që nga  njësitë e shërbimeve, dyqanet e shumta me  produkte ushqimore apo  rroba të përdorura, baret me emra qytetesh britanike që tregojnë se pronarët e tyre kanë qenë njëherë ose ëndërrojnë Britaninë e Madhe . Ose makinat luksoze me krah në timonin e kundërt që qëndrojnë parkuar afër mjeteve triçikël ( dudumeve) , shoferët e të cilëve ofrohen për të transportuar orendi, dyshekë, soba, mjete pune dhe çdo gjë tjetër që përkthehet në para

E gjithë kjo jetë e miksuar në një nga zonat më të populluara të Tiranës, ndonëse një nga lagjet më të reja, duket se ka prodhuar një nga zonat më problematike duke nisur nga vjedhjet, pasiguria e qytetarëve që i mbyllin mirë dyert përpara se të dalin deri tek pasiguria e tyre kur zbresin dhe dalin jashtë shtëpisë .

Për ta gjetur një adresë në Astir, sic ne po kërkojnë vendin ku u shkëput ashensori , duhet të pyesësh ose me emrin e ndërtuesit që ka investuar në ndërtim, ose me emra lokalesh. ‘ Pallatet e Dine Fratarit pohon një banor janë përpara fushës që ende nuk e kanë zënë” . Një tjetër radhit emrat e lokaleve dhe të lokacionit më të njohur sipas tij , furra e bukës.

Edhe në brendësi të lagjes, mënyra si zotërohet parkimi është e një natyre krejt tjetër. Përpara pallatit dikush ka prerë fletë kartoni dhe për çdo targë njofton abonimin mujor

“ Të huajt si ju që s’janë banorë të lagjes, duhet të paguajnë për parkimin , kështu është rregulli. Përpara makinës dhe pas mbahet kjo letra që shoferët ta kuptojnë që vendi është I abonuar, nga një mijë lekë dita shkon  deri në 3 mijë” thotë roja I cili pranon se kjo gjë ndodh nga kërkesat e shumta për parkim.

Në pallatin ku u rrëzua ashensori shumica e banorëve janë qiraxhinj. Fare pak janë pronarë dhe banorë. Të rinj që studiojnë, çifte që po provojnë Tiranën dhe gjejnë Astirin si zonën më të lirë për qira.

‘”Jam studente nga Korca dhe banoj në katin e pestë”– shprehet për gazetën “Si”, Aleksandra. Shtëpia është e prindërve, nxora qenin shëtitje dhe shyqyr që nuk u gjenda në ashensor. Si quhet administratoro? Vajza e re e njeh siç i flasin të gjithë vetëm me emrin e tij Avniu.

“ Ai ka shkuar që mbrëmë në  polici, ne kemi paguar rregullisht dhe është e frikshme, fëmijët luajnë gjithë ditën, askush nuk e kontrollon – thekson Eltoni, një djalë I ri që jeton me qira dhe që është i bindur se faji është i të gjithëve.

“Ne duhet të mësohemi me jetë në komunitet , nuk e kam përshtypje e kam bindje. Një çift i ri erdhi e ngarkuan ashensorin , më ka ndodhur edhe në shtëpinë tjetër që kisha ata ngarkonin pllaka pastaj protestonin”

Por ndryshe nga cfarë pretendon banori I pallatit tetë katëshi në kompleksin Fratari, ashensorin e hyrjes së tyre nuk e kontrolloi askush

“ Ngecnim , jo vetëm këtu por në çdo ashensor të thërrasësh mbetesh mes mureve. Janë të pasigurtë”- shpërthen Mira, një grua që jeton në Astir dhe që erdhi nga Fushë Kruja për të ndihmuar fëmijët që e bënë gjyshe

“ Dakord ne e kemi numrin e Avniut, e marrim për plehrat, për llambat, për ashensorin, por nuk paguajnë të gjithë”- kështu që gjërat mbeten në ajër mbyll gruaja

Megjithatë për policinë shkeljen për ashensorin e ka kryer tekniku i mirëmbajtjes që sipas administratorit u pagua prej tij, por ai nuk e kontrolloi asnjëherë. Është kjo arsyeja se përse ai u arrestua për akuizën e shkeljes së mbrojtjes në punë, mbasi sipas ekspertëve ashensori ra në gjendje të lirë duke rrezikuar jetën e pesë personave, që të gjithë ata të ftuar në një event familjar.

“ Fati i tyre është se nuk u këputën kavot , mbasi nëse kjo do kishte ndodhur meqënëse ashensori u kërkua në katin e katërt ata më e pakta do ishin plagosur rëndë” -thotë një zyrtar I komisariatit numër 6. Por në dorë të fatit janë dhjetra qytetarë jo vetëm në Astir por edhe në Tiranë

“ Jetoj në një lagje të re pranë Komunës së Parisit dhe ka marrë fobi nga ashensorët” thotë Sonila , e cila hedh dyshime mbi cilësinë e tyre dhe faktin që pavarësisht se ashensori në pallatin e saj u bë me cip, sërisht ai ngec dhe nuk mirëmbahet. Kjo gjendje, sipas një 73 vjeçareje nga Berati që u zhvendos në Astir me fëmijët nuk bën asnjë përjashtim së bashku me shkallët e pandriçuara, ashensorët që nuk I kontrollon askush , por edhe sherret  banale që ndodhin”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë