Para

Bashkia e Durrësit, tendera 1.6 mld lekë për riparimin e pallateve

Bashkia e Durrësit ka hapur një seri tenderash me një vlerë totale për rreth 1,65 miliard lek në kuadër të procesit të riparimit dhe riforcimit të ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Gjysma e vlerës së këtij fondi do të shkojë për tenderin me objekt “riforcimi i njësive të banimit në ndërtesat (pallat), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme, ose të dëmtuara rëndë, apo të dëmtuara lehtë që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni, ose riparime”.

Në dokumentacionin e publikuar nga Agjencia e Prokurimit Publik në faqen e saj zyrtare, në këtë tender nuk përcaktohet numri i pallateve, apo ndërtesave të tjera që do të ndërhyhet për forcim, por vetëm shuma totale dhe objekti i tij.

Tre tendera janë me vlerë nga 200 deri në 250 milionë lek, ndërsa dy të tjerët janë në vlerën e 89 dhe 59 milionë lekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë