Lajme

Basha u prezanton programin e PD investitorëve italianë

Lideri demokrat, Lulzim Basha u ka prezantuar investitorëve italianë planin e zhvillimit ekonomik të PD për Shqipërinë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Basha thotë se është takuar me investitorë italianë në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia.

“Sot u takova me drejtues të suksesshëm të industrisë, infrastrukturës dhe logjisitikës, në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia.

I informova për planin tonë ekonomik, i cili nis me çlirimin e tregut nga krimi, nga oligarkia dhe korrupsioni si dhe nga burokracia”, shprehet kryedemokrati.

Basha zotohet se përmes politikave ekonomike, Shqipëria do të mund të kthehet një vend tërheqës për investimet e huaja.

“Përmes politikave ekonomike dhe lehtësirave për të bërë biznes, do ta kthejmë Shqipërinë në një vend tërheqës për investimet e huaja, konkurrues me çdo vend tjetër në rajon.

Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, janë prioriteti kryesor i PD. Investimet e huaja janë jetike për rritjen e punësimit dhe zhvillimin e ekonomisë”, thotë ai.

Basha ndër të tjera thotë se “plani ynë ekonomik ka një fokus të rëndësishëm në këtë drejtim. Por së pari duhet garantuar konkurrenca e ndershme dhe luftuar korrupsioni që sot i mban investitorët larg vendit tonë”.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/2877468632304299?__xts__[0]=68.ARBFPwXtrKUkz4plEO3FHPrFaWaBEEQod67bkuuTABir5K7RRsjLHnjKnwPh7LJzaI9HE0yjysjTktDx0AM-M0c7E86CvmNdfIbZmfRAY6P_EvuRFBCsjN3B44cnXvoXMVH4nsPFUbqdlnXiKjENjJ6dFHOT9p-kKT4uIsSelZdoZ6c5Tcyj53VANpFgYZYSfwzyWEWxUnSHxgBlNPxNXhGY1tWRBEFsBtzqVSBkAMUiTFsrToMRVKWybjxbFoH9ONe-6Y2dxSx5029rX2t41scSu9TohCSFedyGczcIPTEYkdfTtpE2WLuzooxJGGK4_ZX-ymXNA420IT5PfPFxyAptYA&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë