Lajme

Basha në Thumanë: Gjendja e jashtëzakonshme mos mbetet me llafe

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë sot sërish në Thumanë, një ndër zonat më të prekura nga tërmeti dhe ku janë shënuar edhe viktima.
Basha ka shprehur mirënjohjen për ekipet e kërkim-shpëtimit të vendit dhe ata të huaj dhe theksoi se kërkohet solidaritet maksimal për të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë.
“Mirënjohje për punën që kanë bërë ekipet e kërkim-shpëtimit. Falënderoj të gjithë ata që kanë ardhur nga larg për të na ndihmuar. Me specializimin e tyre e kanë bërë më të lehtë punën e ekipeve të shpëtimit. Dje kam vizituar familjet në çadra. Është e vështirë. Dje kam kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Qeveria e shpalli sot, më mirë vonë se hiç, është momenti kjo gjendje mos mbetet me llafe”, është shprehur Basha.
Basha përcaktoi 5 pika ku duhet duhet të veprojë qeveria.
“Së pari, përfundimi i operacioneve të kërkimit dhe nxjerrjes së viktimave.
Së dyti, dhjetëra qindra familje që kanë mbetur pa strehë k anë nevojë për mbështetje reale, nuk mund të qëndrojnë gjatë në çadra. Duhet bërë vendosja e tyre në apartament dhe mbështetja e tyre me një afat minimal 6 mujor.
Së treti, ngritja me shpejtësi e një strukture të mirë pajisur, blerja e pajisjeve, trajnimi i tyre duhet të trajtohet si një emergjencë.
Së katërti, duhet të merren masa për evidentimin e të gjitha objekteve që janë në rrezik.
Së pesti, duhen masa të menjëhershme dhe energjike për të luftuar shokun, stresin dhe panikun. Kjo nuk bëhet me propagandë, por bëhet duke informuar në çfarë situate ndodhet Shqipëria. Cila janë masat që do marrë masa në raste tërmetesh”, shprehet ndër të tjera lideri demokrat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë