Lajme

Basha, me banorët e Manzës: Janë lënë në kushte mizerabël

Lideri demokrat, Lulzim Basha, ka denoncuar kushtet në një kamp çadrash në Manzë, ku sipas tij banorët e prekur nga tërmeti po jetojnë në kushte mizerabël.
“Me dhjetëra familje, fëmijë të mitur, të sëmurë e të moshuar jetojnë në kushte mizerabël në një kamp çadrash të mbytura në baltë në Manzë. Banesat e tyre u dëmtuan rëndë nga tërmeti duke i lënë në qiell të hapur. Shumë prej tyre u zhvendosën në çadra që nuk pengojnë dot shiun dhe të ftohtin”, shkruan Basha.
Në postimin e tij në rrjetin social “Facebook”, Basha thekson se vetëm disa familje janë strehuar në kontenierë, ndërsa disa të tjerë qëndrojnë nëpër çadra, mes shiut dhe të ftohtit.
“Përveçse në kushte të rënda, ata ndihen të fyer dhe të diskriminuar. Sipas tyre disa familje janë strehuar në kontenierë, ndërsa të tjerë me fëmijë disa muajsh dhe të sëmurë janë lënë në çadra, ku shiu dhe balta ka përmbytur dhe ato pak gjëra që kanë”, vijon më tej Basha.
Sipas Bashës këta banorë, përveç indiferencës, po përballen me trajtim të diferencuar.
“Përveç braktisjes, këta banorë po përballen çdo ditë edhe me trajtim të diferencuar. Është kriminale të bësh dallime të tilla mes njerëzve të goditur njësoj e pa dallim nga tragjedia. Duhet urgjentisht që banorët që janë në kampin e llucës të strehohen në konteinerë ose në shtëpi me qira”, shkruan kryedemokrati.
Kryedemokrati ndër të tjera thotë se “Zgjidhja është vlerësimi i shpejtë dhe real i dëmit të shkaktuar dhe lëvrimi i parave tek qytetarët për rikonstruksion apo rindërtimin e shtëpive. Është kriminale që qytetarët të kalojnë ditët dhe netët në shi, baltë, të ftohtë, pa ushqime, pa ngrohje, ndërsa 10 oligarkë të marrin 150 milion dollarë nga paratë e tyre”.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/2806535126064317?__xts__[0]=68.ARDQIX5J5tj3hhMLbbQB8FtRgcw546ZuIYZV20sU208q0wsE02mDrNCQaRrMgvii4OQKm_UJx6MWIxXqCkbV88k_I5pgp2HRcNhQPK5xWgQYBGjQF_XlWFBHWDDKI4ivscWNuwLWkY8ogg_Rs9pJLav976JzsVaTOLiBrj6WDnf0Y6CfXZtX8FNIATQu-2agDb10BeEx33Mkcn_sxT9y_uPVnK6yDS9PY6IaZtU73_QQkvDNu_fMOfru6zWtqiuGbi9wDvUaFPRYZmBm3hRHi4mLE5pyyCkZRoj0MOECF1NDuTA19E-8y7Eq_QThnEZhaa7g4DuvpV9r00DatDW95fKP7A&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë