Politike

Basha mbledh të shtunën Këshillin Kombëtar për përjashtimin e Berishës dhe organizimin e partisë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të mbledhë të shtunën Këshillin Kombëtar.  

Në fokus të diskutimit do të jetë organizimi i partisë, dhe vendimi që mori kryesia pas protestës së 8 janarit.

“Në vijim të datës së caktuar në mbledhjen paraardhëse, ju konfirmoj se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet, ditën e shtunë, datë 15.01.2022, ora 16:30, në sallën e katit të II, selia qendrore e PD.

Rendi i Ditës së mbledhjes është si më poshtë:

Informim mbi vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 Janar.

Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Këshillit Kombëtar, të përgatitur nga grupi i punës së ngritur me vendim të Këshillit Kombëtar nr. 172, datë 23.12.2021.

Diskutim dhe informim për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë