Politike

“Vija e kuqe” për PD, Basha bën roje sonte para Teatrit Kombëtar

Partia Demokratike u ka premtuar mbështetje me të gjitha format dhe mënyrat grupit të artistëve dhe shoqërisë civile që protestojnë prej kohësh në mbrojtje të godinës së Teatrit Kombëtar. Pas një takimi me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, Lulzim Basha tha se kjo godinë është vija e kuqe që Edi Rama nuk duhet të kalojë.

Basha mësohet se sonte do të qëndrojë gjithë natën te Teatri Kombëtar.

Sipas një mesazhi të shpërndarë për strukturat, bashkë me Bashën do të mobilizohet dega numër 4 e PD-së në Tiranë.   

“Ju lutem me sa mundësi keni të mobilizohemi të jemi si i ka hije degës 4. Në orën 20:30 do të jemi në sheshin e Teatrit Kombëtar”.

"Teatri Kombëtar sot është vija e kuqe e përballjes me regjimin që ju ka vjedhur dhe ju ka lënë pa bukën e fëmijëve, që ju ka lënë pa rroga në kohën e pandemisë, që ka nxjerrë zbuluar shtetin prej kartoni, i cili ua merr taksat, juavendos gjobat, por kur ju keni nevojë për mbështetje jo vetëm nuk kujtohet për ju, por vazhdon të vjedhë pasuritë tuaja për veten e tij dhe për një grusht oligarkësh”, tha Lulzim Basha oas takimit me artistet.

Kreu i PD-së paralajmëroi protesta dhe revoltë popullore nëse shembet teatri.

“Nëse ky pushtet do t’i shkojë deri në fund marrëzisë për të ndezur zjarrin te Teatri, le ta presin popullin tek çdo institucion i uzurpuar. Le ta presin zjarrin nga Surreli tek qendrat tregtare dhe objektet luksoze të oligarkëve të lidhur me krimin e organizuar. Kjo është thirrja ime ndaj qytetarëve shqiptarë, kjo është thirrja ime ndaj opozitës. Teatri është vija e kuqe. Akti i luftës do të ketë përgjigjen e merituar”, u shpreh ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë