Politike

Basha letër BBC për paratë ruse: Keni sjellë një histori të vjetër, gjykatat më kanë shfajësuar

Pas artikullit të publikuar nga BBC, PD zyrtare e Lulzim Bashës ka reaguar përmes zëdhënëses, Mirela Karabina. Kjo e fundit beri publike një letër që PD-ja zyrtare i ka dërguar BBC lidhur me përfshirjen e emrit të Lulzim Bashës tek afera e lobimit me para ruse.

“Fatkeqësisht, ju keni publikuar një lajm pa u njohur plotësisht me faktet dhe pa iu drejtuar Partisë Demokratike të Shqipërisë për një përgjigje të duhur.

Ju po ripërsëritni një histori të vjetër që tashmë është shqyrtuar dhe verifikuar si e pavërtetë në të kaluarën. Narrativa e paraqitur është pa asnjë ekuivok e rreme nga fillimi në fund.

Siç është faktuar tashmë, as zoti Basha dhe as Partia Demokratike dhe fushatat e saj nuk kanë marrë ndonjëherë fonde nga Rusia.

Kur kjo histori doli për herë të parë në 2017, zoti Basha dhe Partia Demokratike kërkuan një hetim të plotë dhe bashkëpunuan plotësisht me të gjitha autoritetet hetimore.

Në vitin 2019, gjykatat në Shqipëri e kishin shfajësuar plotësisht zotin Basha dhe Partinë Demokratike, duke e pastruar atë nga çdo lidhje me këtë histori të sajuar”, thuhet në reagimin e PD.

“Për më tepër, - vijon letra, - që prej asaj kohe ka dalë në dritë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte lidhje të ngushta me agjentin e atëhershëm të FBI-së, Charles McGonigal. Sipas hetimeve, përfshirë nga New York Times, këto lidhje u krijuan kryesisht për të goditur z. Basha, duke u përfshirë në një fushatë shpifjeje kundër tij, pjesë e së cilës ishin edhe këto akuza të rreme”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë