Politike

Bardhi mbledh grupin me Berishën: Nuk ka dakordësi me PS për rezolutën e Kosovës. Përjashtimi nga Basha? S’ka vlerë

Gazment Bardhi dhe Sali Berisha mblodhën deputetët në kryesinë e Kuvendit mbi axhendën parlamentare të kësaj jave që përfshin si çështje kryesore rezolutën për Kosovën.  

Fillimisht Bardhi dhe Berisha komentuan vendimin e fundit të kryesisë drejtuar nga Lulzim Basha

“Lulzim Brava, për të mos përdorur një term tjetër që të mos e lëshoj gojën, nuk bën gjë tjetër, veç se lexon mesazhet apo fletushkat e Taulant Ballës. Nuk ka asnjë lloj vlere, është një i keqpërdorur, por që gradualisht po kthjellohet çdo gjë, rreth një person që është i marrë peng në disa forma nga kjo qeveri”, tha Berisha lidhur me përjashtimin e Bardhit.

Ky i fundit tha se akti më i rëndë i Bashës është se qëndron të krye të një partie që shumica nuk e do.

“Nuk ka përjashtim më të rëndë për një anëtar të PD-së, për një ish kandidat për kryeministër, sesa të shpallë non grata shumicën e deputetëve.

Me shifrat e zotit Basha, besoj u habitët sesi me një të rënë të lapsit hoqën 50 mijë anëtarë të partisë sepse nuk deshën Bashën. Pastaj aktet e 15 vetave që janë vetëshpallur kryetarë kryesie merrini me të qeshur.

Ata  (Kryesia) mblidhen vetëm për të përjashtuar, keni dëgjuar të mblidhen ndonjëherë për punë? Jo, mblidhen vetëm për të përjashtuar. Opozita do jetë e unifikuar, çdo përpjekje për ta mbajtur opozitën e përçarë do marrë përgjigjen e merituar” tha Bardhi.

Gjatë mbledhjes u diskutua për përmbajtjen e rezolutës për Kosovën që dallon nga ajo e PS-së.

“U diskutua për rezolutën, mbi zhvillimet në Kosovë, një tekst shumë i mirë i përgatitur. Deri të dhënat se mazhoranca nuk pajtohet me problemin se duhet dënuar Serbia për atë që ndodhi në Kosovë, por nëse kjo klauzolë nuk pranohet, atëherë ky parlament mund të quhet fare mirë, parlamenti i Bjellorusisë, apo i një republike vasale të Rusisë. Kjo nuk mund të ndodhë. Ne kemi rezolutën tonë. Ne kërkojmë të votohet rezoluta jonë, do të ua paraqesim shqiptarëve. Rezoluta që paraqet grupi parlamentar i PD-së, është një rezolutë absolutisht në përputhje të plotë me qëndrimet e parlamentit të Kosovës, me qëndrimet e miqve të Kosovës. Është një rezolutë shumë mirë e studiuar...”, tha Berisha


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë