Politike

Bardhi dhe Berisha mbledhin grupin: Aksioni i opozitës në Kuvend do të vijojë

Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Gazment Bardhi tha se aksioni i opozitës do të vijojë.

“Do të vijojmë aksionin tonë për t’i bërë të pamundur mazhorancës zhvillimin e mbledhjeve. Po na nxisin që të shkojmë drejt akteve ekstreme. Opozita është bashkë në parlament dhe jashtë tij. Po flasim për respektim të rregullores, ata kalojnë në një shkelje të re. Po shton shkeljet e rregullores dhe të Kushtetutës. Në vend demokratik kërkon një qeverisje. Mazhoranca të heqë dorë nga pengimi i opozitës” tha Bardhi.

Të njëjtin qëndrim përcolli edhe Berisha.

“Aksioni është shumë transparent, do të jeni ju të parët që do ta mësoni. Pra faktikisht parlamenti ekziston si ndërtesë sot, dhe opozita që mbron parlamentarizmin. Këto dy gjëra ka. Pjesa tjetër, parlamenti ekziston si ndërtesë dhe grupi i fuqishëm i opozitës që mbron kushtetutën. Të tjerët zhduken si minjtë, prapa digjitalëve”, tha ai. Berisha përmendi sërish grevën e urisë si opsion.

“Absolutisht që nesër janë të gatshëm, por greva e urisë dhe çdo akt tjetër do të merret në kohën e duhur. Ju e patë që është nisur një konsultë me qytetarët, opozita në aksion. Gatishmëria e qytetarëve është e jashtëzakonshme...

Asnjë ligj që kalon në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e vendit, nuk do të njihet nga opozita. Ju i patë si i kaluan, në 15 minuta 7 ligje dhe të shqyrtuara në kundërshtim me ligjin, pa mbledhje komisionesh, të futur pas tavolinave, karrigeve online, të cilën ligji e ndalon përveç se në gjendjen e jashtëzakonshme, pra luftë ose epidemi. Kështu që, kjo nëse ngushëllon veten Rama dhe e quan këtë veprimtari klandestine si të paligjshme, le ta ngushëllojë. Por e vërteta është se kjo është veprimtari e turpshme dhe e paligjshme’, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë