Pasi vizitoi Thumanën, presidenti Meta ka shkuar pranë banorëve në zonën e Kënetës në Durrës.
Familjarët e kësaj zone i janë ankuar presidentit Meta për infrastrukturë minimale.
Nga ana tjetër, Meta u ka premtuar se për dy orë ndihmat që u nevojiten do të jetë aty.
“Për dy orë do t’ju vijnë ndihmat që ju nevojiten, çadra, ushqime, veshje e gjithçka është e nevojshme”, u ka premtuar presidenti Meta banorëve të prekur.
Situata në Kënetë paraqitet e rëndë për familjen Lala, ku nga shembja e vilës katër katëshe, familjarët ndodhen nën rrënojat e banesës së tyre.
Të pajetë nga kjo familje janë nxjerrë Sadete Lala, , nëna e tre djemve që jetonin në të njëjtën banesë, e moshuara. Ilir Lala, (ishte i paralizuar prej vitesh) është nxjerrë i pajetë, ishte beqar, i biri i Sadetes. Po ashtu është nxjerrë e pajetë Amelia Lala, 6 vjeç.
Ndërkohë, ende vijojnë kërkimet për familjen Lala, e cila ndodhet nën rrënojat e banesës së tyre në zonën e Kënetës në Durrës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.