Treg

Banka Europiane: Rënia e yield-eve. Nuk ka nevojë të ndërhyjmë

Banka Qendrore Europiane ka njoftuar se nuk ka nevojë për të stimuluar rritjen e yield-eve të bonove apo të obligacioneve, sepse rreziku financiar është i menaxhueshëm me ndërhyrje verbale dhe me programin e blerjes së titujve.

Këshilltarët nga qeveritë e zonës së Euros janë shprehur se rritja e yield-eve është e pajustifikueshme dhe mund ta rrënojë akoma më shumë ekonominë. Ata u shprehën se gjithashtu është e panevojshme dhe zgjerimi i programit 1.8 trilionë eurosh për blerjen e bonove.

Zyrtarët janë shprehur se yield-et ranë pasi pritej një reagim negativ nga BQE-ja nëse do të rritej vlera e yield-eve.

Yield-et  e obligacioneve në Gjermani ranë me 0.31%. Yield-et e borxheve të euros kanë ardhur në rritje. Në Greqi dhe Itali janë rritur me 20%.

Ditën e djeshme dhe në vendi tonë u vu rë një rënie e lehtë e yield-eve dhe refuzimi i BSH-së për t’i rritur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë